Ferizaj, i vjedhin veturën e parkuar

Persona të panjohur kanë vjedhur veturën e një qytetari në Ferizaj.
Siç ka raportuar në polici, ankuesi ka bërë të ditur se vetura kishte qenë në parking.
“Ankuesi mashkull kosovar me 04.04.2022 ka raportuar se, persona të panjohur gjatë natës (në parking) i kanë vjedhur veturën e te tij me targa vendore. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































