LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, vetëm sot 18 raste pozitive me coronavirus

Ferizaj, vetëm sot 18 raste pozitive me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë natës së sotme ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 23 raste me coronavirus, 18 prej tyre janë nga Komuna e Ferizajt.

Pas konfirmimit të rasteve të reja, Komuna e Ferizajt përmes një njoftimi publik ka bërë apel të qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, transmeton Telegrafi.


“Rezultatet nga mostrat e marra në Ferizaj për rastet e dyshimta me virusin COVID-19 përmbysin numrin e ulët të të infektuarve me këtë virus në Ferizaj. Janë plot 18 persona nga Ferizaj që sonte nga testet e bëra kanë rezultuar pozitiv në testin e virusit COVID – 19. Kryesisht janë persona kontakti, familjarë të të infektuarit nga fshati Sazli që ndërroi jetë ditë më parë, por edhe qytetarë nga vendbanime të tjera në territorin e Ferizajt. Rastet pozitive janë raste kontakti, tetëmbëdhjetë (18) raste nga Komuna e Ferizajt: 8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinoc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare”, thuhet në njoftim.

Edhe 14 të shëruar e 23 raste të reja me COVID-19 - shkon në 250 numri i të infektuarve në Kosovë
Lexo po ashtu Edhe 14 të shëruar e 23 raste të reja me COVID-19 - shkon në 250 numri i të infektuarve në Kosovë

Komuna e Ferizajt thekson se “profesionistët shëndetësor po bëjnë gjithë çfarë është e mundur që situata të mbahet nën kontroll, Shtabi Emergjent ka ngritur kapacitetet e saja vepruese në shkallë të gjerë, porse është e domosdoshme të zbatohet thirrja për qëndrimin në shtëpi”.

“Ferizajas, ju lutemi, qëndroni në shtëpi, është në dorën tuaj fati e shëndeti i qindra bashkëqytetarëve, mos lejoni që të bëheni shkaktarë të një shpërthimi të frikshëm epidemik që do të rrezikonte masivisht shëndetin publik”,  vijon njoftimi.

Ndryshe, sonte IKSHPK ka konfirmuar se janë edhe 23 raste të reja me COVID-19, duke çuar kështu numrin në 250 të personave të infektuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori