LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, vdesin nga coronavirusi dy vëllezër – që të dy në moshë të re

Ferizaj, vdesin nga coronavirusi dy vëllezër – që të dy në moshë të re

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se brenda pak ditësh nga coronavirusi kanë humbur jetën dy vëllezër.

Aliu ka thënë se vdekja e vëllezërve Bucaliu ka tronditur jo vetëm familjen, por mbarë Ferizajn, transmeton Telegrafi.


“Lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të dy vëllezërve Bucaliu, ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe mbarë Ferizajn, miqtë e të njohurit e të ndjerëve.

Më lejoni që në emër të qytetarëve ferizajas, familjes së nderuar Bucaliu, t’iu shpreh ngushëllime të sinqerta për humbjen e familjarëve të tyre, Agron dhe Adnan Bucaliu”, ka shkruar Aliu.

Më tej, kryetari i Ferizajt ka shkruar se “Ata kaluan në amshim në moshë të re, shumë pak ditë nga njëri-tjetri, për t’u bashkuar përgjithmonë në amshim, e për ta mbajtur të bashkuar fortë , kujtimin e tyre nga familja e shoqëria”.

“Pushofshin në paqen e paskaj e qoftë jetëgjatë kujtimi i tyre. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerëve”, ka thënë ai.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmaur 521 raste të reja me coronavirus./ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori