Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati si dhe drejtorë komunal kanë marr pjesë sot në një aktivitet vetëdijësues, marshin për të drejtat e fëmijëve dhe kundër punës së detyruar të fëmijëve, organizuar nga “Caritas Kosova”, “Terre Des Hoes” – misioni në Kosovë si dhe shoqata e grupe të tjera sociale.
Duke theksuar angazhimin e qeverisjes lokale në drejtim të avancimit të të drejtave të fëmijëve, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, tha se institucioni i Kuvendit ashtu edhe Kryetari i Komunës, ka në agjendën e punës së institucioneve që drejtojnë, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
“Edhe në këtë segment, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, më lejoni që në emër të institucionit që drejtoj, Kuvendit të Komunës, por edhe në emër të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu të theksoj se ne gjatë kësaj periudhe qeverisëse kemi shënuar disa suksese siç janë miratimi i draft rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në fushën e arsimit kemi forcuar bashkëpunimin me organizata dhe këshille profesionale në ofrimin e shërbimeve sociale kurse si platformë e gjerë në këtë kuadër është edhe platforma politike e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu që ka kapitull të veçantë mbrojtjen e familjes/ gjegjësisht mbrojtjen e të drejtave të të rinjve dhe fëmijëve”, tha Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi, bëhet e ditur sipas kumtesës dërguar mediave.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të muajit të diversitetit kulturor, përkatësisht Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve dhe Ditës ndërkombëtare kundër punës së detyruar ndaj fëmijëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka përfitojnë fermerët që përdorin plehrat Feed Nature?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?