LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj me ekspozitë ndërkombëtare të karikaturës

Ferizaj me ekspozitë ndërkombëtare të karikaturës

Të premten, më 10 maj 2019 në ora 19:00, në Galerinë e Arteve në Ferizaj, organizuar nga Shoqata e Karikaturistëve ‘’HiTHi’’- Ferizaj, do të hapet ekspozita ndërkombëtare e karikaturës Ferizaj 2019 -edicioni i parë.

Me këtë rast do të ekspozohen 82 karikatura të përzgjedhura nga 1337 sa kanë arritur për këtë festival, nga 314 karikaturistë të 50 shteteve.


Është ky viti i pestë radhazi që në këtë galeri organizohen ekspozita të karikaturës, duke filluar nga treshja Selajdin Hajdini, Agron Sejdiu e Imri Musliu e cila më vonë evoluoi në ekspozitë të karakterit kombëtar, e tani së fundi edhe në Festival Ndërkombëtar të Karikaturës.

Ekspozita do të qëndroj dy javë e hapur. /Telegrafi/