LAJMI I FUNDIT:

“Fenomeni” Ronaldo ishte makthi i kundërshtarëve – Video që tregon shkatërrimin që ‘R9’ ua bënte mbrojtësve

“Fenomeni” Ronaldo ishte makthi i kundërshtarëve – Video që tregon shkatërrimin që ‘R9’ ua bënte mbrojtësve

Ronaldo Luis Nazario de Lima i njohur vetëm si Ronaldo është cilësuar si njëri nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ndërsa për disa është më i madhi  në historinë e futbollit.

Një video përmbledhëse është shfaqur për brazilianin, dhe është e lehtë të shihet pse kaq shumë tifozë ende thërrasin emrin e tij, 12 vjet pasi ai u largua nga futbolli evropian.


Ronaldo luajti për ekipe si PSV, Barcelona, ​Interi, ​Real Madridi dhe Milani gjatë karrierës së tij, por te katalunasit, Nerazzurrët dhe Mbretërit tregoi se nëse ai qëndronte i shëndetshëm, debati për më të madhin e të gjitha kohërat nuk do të ishte një garë me dy lojtarë siç është aktualisht.

Fenomeni Ronaldo zgjedh formacionin e ëndrrave – zgjedh emra si Messi, Zidane e Maradona, mungon CR7
Lexo po ashtu Fenomeni Ronaldo zgjedh formacionin e ëndrrave – zgjedh emra si Messi, Zidane e Maradona, mungon CR7

Me dy triumfet e Kupës së Botës në emrin e tij, Ronaldo është gjithashtu fituesi më i ri i Topit të Artë, duke e fituar vlerësimin më të lartë individual në futboll në moshën 21-vjeçare, vit kur ai u transferua nga Barcelona në Interi.

Legjenda braziliane u zhvillua shumë në Spanjë dhe Itali në ato vite, duke shënuar 47 gola në 49 ndeshje në sezonin 1996/97 për Barcelonën ​​dhe më pas duke vazhduar te Interi me 34 gola të shënuara në 47 ndeshje në sezonin 1997/98.

Një video përmbledhëse e tij për këto dy skuadra, si dhe suksesi i tij relativ te Real Madridi tregon sesi Ronaldo ishte makthi për shumicën e mbrojtësve nga vitet 90-të deri në 2000.

Askush si “Fenomeni” Ronaldo - braziliani i ka shënuar 88 gola në karrierën e tij duke i kaluar portierët
Lexo po ashtu Askush si “Fenomeni” Ronaldo - braziliani i ka shënuar 88 gola në karrierën e tij duke i kaluar portierët

Videoja e ngarkuar në YouTube nga përdoruesi i quajtur Hossam Ronaldo, vërtetoi aftësinë e plotë që kishte braziliani i njohur nga të gjithë si Fenomeni.

Sulmuesi u kujtua gjithashtu për shkëlqimin e tij në Kupën e Botës 2002, duke fituar Kupën e dytë të Botës  me Brazilin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori