Një ylber mund të jetë një pamje e mahnitshme, por për shumicën e njerëzve kjo është gjithashtu mjaft e shkurtër.

Dhe derisa në shumicën e rasteve ndodh kështu, në një rast të rrallë ka ndodhur ndryshe.


Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, profesorët dhe studentët e Universitetit të Kulturës kineze në malet e Taipeit panë një fenomen të tillë që zgjati nëntë orë.

"Ishte e mahnitshme ... Ishte si një dhuratë nga qielli ... Është kaq e rrallë!" tha Chou Kun-hsuan, një profesor në Departamentin e Shkencave Atmosferike të Universitetit.

Bëhet e ditur se profesor Chou dhe një profesor i dytë, Liu Ching-huang, udhëhoqën përpjekjet për të dokumentuar ylberin me ndihmën e studentëve të departamentit dhe të komunitetit të kampusit. /Telegrafi/