LAJMI I FUNDIT:

Femrave me të cilat dilte në takime, ua vidhte veturat!

Femrave me të cilat dilte në takime, ua vidhte veturat!

Gruaja doli në takim me një burrë që e njoftoi përmes internetit, por nuk mendoi se takimi do të përfundojë keq.

Pasi darkoi në një restorant me personin Gerald Tietz, gruaja – që mbetet anonime për publikun – kishte shkuar në shtëpinë e saj bashkë me të. Por, Tietz kishte shfrytëzuar rastin dhe së bashku me disa bizhuteri të shtrenjta i kishte vjedhur edhe çelësat e veturës Toyota Solara.

Rastin gruaja e ka lajmëruar tek policia në New Jersey, të cilëve ua kishte treguar edhe fotografinë e 53-vjeçarit, transmeton Telegrafi.


Pas hetimeve të zhvilluara, Policia ka arritur të ndalojë të dyshuarin, tek i cili janë edhe çelësat e veturës që dyshohet se e ka vjedhur.

Mësohet se ai kishte vepruar njëjtë edhe më shumë femra tjera, të cilave pasi dilte në takime me to, ua vidhte veturat. /Telegrafi/