LAJMI I FUNDIT:

Femra, heqja e qimeve intime mund t’jua rritë rreziqet për këto sëmundje

Femra, heqja e qimeve intime mund t’jua rritë rreziqet për këto sëmundje

Shumica e femrave i heqin qimet intime përmes mënyrave të ndryshme, dhe një studim ka zbuluar se 62 për qind e femrave të SHBA-së i heqin të gjitha qimet intime, përderisa 84 për qind e femrave nuk i heqin tërësisht.

Megjithatë, një studim i ri me 7,580 të rritur amerikanë, i publikuar në revistën Sexually Transmitted Infections, thotë se ekziston një anë e errët e heqjes së qimeve. Hulumtuesit kanë hetuar lidhjet e mundshme mes aktivitetit seksual, heqjes së qimeve intime dhe historisë të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.


Ata kanë zbuluar se dy gjinitë – meshkujt dhe femrat – që i kanë hequr qimet e tyre pubike kanë qenë më të rrezikuar nga sëmundjet e transmetueshme seksualisht sesa tjerët.

Hulumtuesit thonë se kjo mund të ndodh për shkak të prerjeve të vogla që ndodhin në lëkurë, e të cilat shpin deri te infeksionet. /Telegrafi/