LAJMI I FUNDIT:

Femra e përsosur sipas kritereve të meshkujve është…

Femra e përsosur sipas kritereve të meshkujve është…

Femra ideale për të cilën meshkujt ëndërrojnë ka afsh të fuqishëm seksual, kënaqet me racione të mëdha, ndërkaq mund të bëhet gati për dhjetë minuta, kanë treguar hulumtimet më të reja në të cilat kanë marrë pjesë tre mijë meshkuj.

Veç tjerash, meshkujt kanë deklaruar që femra e përsosur do të duhet të ketë gjoks të madh dhe prapanicë të plotë,  transmeton Telegrafi.

Këto të dhëna kontradiktore në pamje të parë janë fituar në anketën në të cilën kanë marrë pjesë 3.000 meshkuj. Derisa dy të tretat e meshkujve konsiderojnë që vajza duhet të kujdeset për pamjen dhe peshën e vet, 89 për qind të tyre po ashtu konsiderojnë që duhet edhe të shijojë shujtën e bollshme pa ndonjë problem.

Këto dama të përkryera duhen të kenë flokë të gjatë dhe të dendur, të jenë në formë dhe me mjaft vetëbesim që të mund të dalin jashtë edhe pa grim.

Për një numër të madh të meshkujve është jashtëzakonisht e rëndësishme që pranë vetes të kenë partneren, me të cilën mund të bëjnë biseda kuptimplota, gjithnjë derisa ai person ka sens humori.

“Derisa një numër i madh i femrave konsiderojnë që është shumë vështirë t’i përmbushin këto standarde, 6 nga 10 meshkuj besojnë që vajza e tillë ekziston. Megjithatë, ka shumë gjëra kontradiktore në dëshirat e tyre që i parandalojnë të gjejnë të duhurën”, ka deklaruar zëdhënësi i kompanisë UK Dating, që e ka kryer këtë hulumtim.

“Nuk ka shumë femra të cilat mund të shijojnë ushqimin çdo ditë dhe të mbesin vitale. Po ashtu, ka pak konfuzion nëse meshkujt dëshirojnë të dalin me vajzën që kujdeset për karrierën e vet apo me atë që dëshiron të qëndrojë në shtëpi për të rritur fëmijë”, konkludohet në fund të hulumtimit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Kalo në kategori