Simptomat e COVID-19 rrallë vazhdojnë përtej 12 javëve te fëmijët, një shenjë siguruese se ata kanë shumë më pak të ngjarë se të rriturit të vuajnë nga efektet dobësuese të COVID afatgjatë
Një përmbledhje shkencore nga studiues pediatër në Institutin Kërkimor të Fëmijëve “Murdoch”, në Melburn, Australi, arriti në përfundimin se, në pjesën më të madhe, studimet globale të “Long Covid” te fëmijët kanë “kufizime të rëndësishme” dhe se shumë prej tyre e mbivlerësojnë rrezikun.
“Long Covid” nuk është një term mjekësor zyrtar, por përdoret për të përshkruar rastet kur personi vuan nga simptomat e virusit për më gjatë se periudha zyrtare dyjavore e konsideruar nga OBSH.
Rishikimi, i sapo publikuar në Gazetën e Sëmundjeve Infektive Pediatrike, analizoi rezultatet e 14 studimeve, që përfshinin 19 426 fëmijë.
Ai raportoi se simptomat më të zakonshme, të përjetuara midis katër dhe 12 javëve pas një infeksioni akut te fëmijët, janë dhimbje koke, lodhje, shqetësime të gjumit, vështirësi në përqendrim dhe dhimbje barku.
Zyrtari kryesor kërkimor dhe specialisti i sëmundjeve infektive pediatrike, profesori Nigel Curtis, shkruan se “të dhënat e shqyrtuara tregojnë qartë se Covid mbetet një sëmundje e butë te fëmijët nën 12 vjeç dhe se pranimet në spital janë të rralla”.
Curtis, gjithashtu, vëren se studimet ekzistuese të Long Covid te fëmijët kanë “kufizime të rëndësishme” dhe se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar rreziqet afatgjata të paraqitura nga COVID- 19 për fëmijët.
Një pjesë e mirë e studimeve, gjithashtu, nuk kanë një përcaktim të qartë të rasteve dhe të dhënave të lidhura me moshën, marrin në konsideratë kohët e ndryshueshme të ndjekjes dhe shpesh mbështeten në simptomat e raportuara nga fëmija ose prindërit, pa konfirmim laboratorik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën