Pamje prekëse vijnë nga Gaza, e cilësuar sot nga shumë si “Ferri mbi tokë”.
Një grup fëmijësh të vegjël, të mbledhur në një tendë, mundohen të mësojnë gjuhën shqipe mes zhurmës së avionëve izraelitë që kalojnë mbi kokat e tyre.
Sa herë dëgjojnë motorët e aeroplanëve, nxitojnë të struken, por këtë herë, fatmirësisht, nuk pati shpërthime.
“Kuptojnë pak shqip, por ende nuk flasin dot mirë”, tregon shqiptaro-palestinezi Abdullah Jabir, i cili ka publikuar videon nga Gaza.
“Këta fëmijë kanë harruar gjërat që donin më shumë. Kanë qejf të shkojnë në shkolla, por ato janë ose të goditura, ose të mbushura me refugjatë. I ka marrë malli për shokët”, rrëfen Jabir për A2 CNN.
Pak ditë më parë, Jabir ndau edhe historinë e tij të dhimbshme personale.
I martuar me Albinën nga Korça, ai jeton në Gaza prej vitesh, ndërsa një nga djemtë e tij është ende në Tiranë.
Djali tjetër jeton me të në Gaza, por i treti humbi jetën gjatë luftës.
Mes dhimbjes dhe mungesës, fëmijët përpiqen të japin edhe mesazhet e tyre.
“Kalamaj shqiptarë, ju duam shumë!”, dëgjohet të thotë një zë i vogël në video.
Një tjetër mesazh i drejtohet kryeministrit shqiptar: “Xhaxhi Edi Rama, të kemi xhan. Xhaxhi Edi Rama, Izraeli po na vret”.
“Ky është mesazhi nga Gaza për popullin shqiptar. Dhe një mesazh për Edi Ramën. Vetë Rama hapi vendin për ata që ishin në Irak, që të mos vriteshin. Shqiptarët, tamam si palestinezët, kanë mbrojtur bashkë hebrenjtë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kemi hapur vendet tona për ta, por më vjen keq që sot ata që dikur ishin viktima po bëjnë më keq se çfarë kanë bërë nazistët me ta. Mos jepni mbështetje për vrasës që kanë vrarë 18 mijë fëmijë deri më sot. Populli shqiptar gjithmonë ka qenë në anën e viktimave.”
Mes trishtimit, fëmijët nuk e humbasin buzëqeshjen.
“Dua një dhëndër shqiptar!”, dëgjohet të thotë me të qeshur një vajzë e vogël. “Bëni gati dy dhëndurë shqiptarë”, shton me humor Abdullah Jabir, duke mbyllur mesazhin e tij nga Gaza.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera

Të premten dhe të shtunën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave të Kosovës

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael