Nuk mund t’i shmangemi totalisht rrjeteve sociale, por as të qëmtojmë çdo lloj postimi që qarkullon. Është një oqean i tërë informacioni që fuqia njerëzore e ka të pamundur ta kontrollojë e menaxhojë. Nisur nga kjo pamundësi kontrolli e menaxhimi, nuk do të thotë që të mos informohemi aspak. Gjithmonë e më tepër njerëzit po vetërrëfehen përmes rrjeteve sociale. Ka syresh që e përdorin si hapësirë për të derdhur helm e vrer ndaj çdo gjëje që nuk ua merr mideja. Të tjerë e përdorin për të treguar që ekzistojnë dhe ata/ato. Të tjerë për të mbushur orët e jetëve të tyre me realitetin virtual, ngaqë nuk gjejnë forcë të bëjnë diçka të hajrit në jetën reale. Syresh e përdorin për t’u hedhur në debate të zjarrta e për të treguar erudicionin që deri më sot ka mbetur i pavlerësuar. Ka dhe një pjesë që e vetmja gjë që u ka mbetur është të tregojnë se ç’bëjnë gjatë 24 orëve. Mbetet vetëm një pakicë që mundohet t’i përdorë duke shpërndarë ide, mendime të cilat mund të kenë ndikim për të fuqizuar të drejtën e të mirën, qoftë edhe tek një rreze e vogël njerëzish.
Secili e ka llogarinë e vet me rrjetet sociale. Është zgjedhje personale se çfarë do të postojë ose jo. Do këpusë broçkulla apo do të thotë ndonjë gjë të vlefshme. Do të bëjë gallatë, apo do të tregohet serioz. Do tregohet hipokrit apo i drejtë. Do kritikojë me mend në kokë apo do të shajë, do të tallet e do të fyejë, duke bërë interesantin në sytë e opinionit virtual. Është një gjendje e vështirë për të marrë vendime edhe në raport me postimet në rrjetet sociale. Këtë shqetësim e ndjejnë të gjithë ata/ato që shqetësohen për të qenë të drejtë në jetën reale. Ata/ato që nuk duan t’i hyjnë në hak askujt, por as nuk duan që tjetri t’u hyjë në hak me të padrejtë. Ata/ato që shqetësohen për të jetuar virtytshëm në jetën reale dhe jo vetëm në jetën virtuale. Rrjetet sociale nuk janë hapësira pa kufi, ku duhet të zbrazim çdo gjë që na vjen për mbarë.
Të zbrazësh në rrjetet sociale atë që përmbajnë rropullitë e mendjes e të barkut, pa pasur kriter kyç moralin dhe etikën nuk është njerëzore. Të kritikojmë, të diskutojmë, të ndërveprojmë, por jo duke fyer e nëpërkëmbur shenjtërinë e së drejtës. Shumë syresh nuk u intereson aspak e drejta. As morali e as etika. Kjo vjen sepse janë të bindur se mendimi vetjak që kanë formësuar është më i drejti, më i sakti dhe më i pagabueshmi. Njerëzit e kësaj kategorie rrjetet sociale po i nxjerrin gjithmonë e më tepër zbuluar në vetëpëlqimin e tyre. Po a mundet që edhe të kemi vetëpëlqim në shkallë të lartë, edhe të sillemi sikur duam barazi shoqërore? Sikur na lëngon zemra për hallet e problemet e përditshmërisë? Njerëzit që kanë vetëpëlqim të theksuar nuk janë zemërgjerë. Vetëpëlqimi është i rrezikshëm edhe në fazën embrionale, e jo më kur është rritur e fuqizuar brenda njeriut. Kujdesi ndaj këtij rreziku duhet të jetë maksimal. Por kush mund të përpiqet ta ruajë veten prej këtij rreziku e shumë rreziqeve të tjera që hasen dendur në rrjetet sociale, veç atij/asaj që kriter vlerësimi ka etikën e moralin?
Syresh që postojnë çfarë iu vjen për mbarë dhe këtë e bëjnë në emër të lirisë, nuk kanë kuptuar thelbin e të qenit ilirë, si dhe janë shumë pranë skllavërimit nga liria ashtu si e konceptojnë nëse ende nuk janë skllavëruar prej saj. Rrjetet sociale gëlojnë nga skllevër të lirisë. Nuk shihet më vlefshmëria e postimit, por pëlqimet ose shpërndarjet. Nuk shihet më vlefshmëria e njeriut, e karakterit të tij, por vetëm numri i ndjekësve. Nuk shihet drejtësia e ideve të shprehura, por vetëm qëllimi për ta rritur domosdoshmërisht audiencën, pa pyetur për virtyt, drejtësi, vlera, parime, etikë, moral. Zakonisht postimet dhe komentet e kësaj natyre vijnë nga njerëzit pa skrupuj. Nga njerëzit që nuk kanë gjak në fytyrë, të zhytur kokë e këmbë në batakun e egoizmit negativ.
Rrjetet sociale po zbulojnë gjithmonë e më shumë karakteret e njerëzve. Sado perfektë të tregohen me përzgjedhjen e postimeve, ku më shumë e ku më pak janë pasqyra e shpirtit të secilit. Janë ngrënës të kohës, por shërbejnë edhe për të çjerrë maska ose për të nxjerrë zbuluar shpirtra të nxirë që jetojnë pas fytyrash në dukje engjëllore.
Rrjetet sociale nuk duhet të zhurmojnë nga “fëmijë” kapriciozë që nuk dinë ç’është pjekuria, reciprociteti, drejtësia. Gjuha duhet përdorur për të qetësuar shpirtra, për të drejtuar njerëz nga e mira dhe virtyti dhe jo për t’i hedhur benzinë zjarrit të konflikteve sociale, me prapavijë fetare, nacionale, etnike, krahinore e racore në emër të lirisë së fjalës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare