LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët me autizëm vështirë po integrohen në shoqëri

Fëmijët me autizëm vështirë po integrohen në shoqëri

Sot shënohet Dita Botërore e Autizmit. Me këtë rast Shoqata “Autizmi” do të organizojë disa aktivitete që kanë për qëllimi ndërgjegjësimin e shoqërisë, përkitazi rëndësisë së përkrahjes së fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundjeje.

Erza Ramadani, mbikëqyrëse e punës terapeutike në Shoqatën “Autizmi” në Prishtinë, në një intervistë për KosovaPress, thotë se këtë vit kjo ditë do të shënohet nën moton “Mes jush sipas mënyrës sime”, por që sipas saj për shkak të pandemisë Covid-19, do të ketë aktivitete të limituara.


Sipas saj, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e vendit do t’i kushtohet autizmit, ku do të ligjërohet në lidhje me rëndësinë e integrimit të fëmijëve të prekur me autizëm në sistemin arsimor.

“Këtë vit kemi përzgjedhur moton ‘Mes jush sipas mënyrës sime’ që nënkupton që fëmijët me autizëm mund të jenë me disa karakteristika që mund të jenë më të veçantë, por mund të jenë në mesin e shoqërisë në mesin e të gjithëve d.m.th bashkë me moshatarët e tyre. Këtë vit për shkak të kushteve pandemike normalisht që aktivitetet janë të limituara në krahasim me vitet paraprake, por megjithatë kemi bërë disa aktivitete të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes. Këtu përfshihen informimi për nxënësit për mes broshurave, posterëve, arsimtarët do ta shfrytëzojnë rastin që të kenë një ligjëratë në orët e para të mësimit lidhur me autizmin në lidhje me çrregullimin dhe rëndësinë e integrimit në shkollë. Do të ketë disa përkrahje disa, dhurata për fëmijë kjo për të treguar nga disa persona vullnetmirë si kujdes ndaj personave me autizëm. Do të kemi një takim në Presidencë përafërsisht janë këto aktivitete sepse normalisht që pandemia na ka pamundësuar që të zhvillojmë më shumë aktivitete”, thotë ajo.

Në Shoqatën e Autizimit trajtohen 64 fëmijë, nga mosha 2 vjeç deri 17 vjeç. Ramadani tregon se shërbimet për këta fëmijë ofrohen sipas nevojës së tyre.

“Në shoqatën tonë aktualisht gjithsej trajtohen 64 fëmijë, ku mosha e tyre shkon prej 2 vjeç deri në 17 vjeç. Shërbimet dallojnë varësisht prej nevojës, kemi shërbime ABA që është një terapi që njihet shumë efektive për trajtimin e autizmit apo ndryshe analiza e aplikuar e sjelljes, pra që ka për qëllim të punojë në sjellje në rritjen e sjelljeve pozitive dhe uljen e sjelljeve negative që karakterizohet pak a shumë autizmi. Kemi shërbime logopedie që përfshijnë zhvillimin e të folurit dhe aktivitete ergoterapeutike të cilat janë parë të nevojshme të integrohen në kuadër të trajtimit të personave me autizëm”, thotë ajo.

Ramadani thotë se personat me autizëm po përballen me vështirësi të shumta, të cilat po ua pamundësojnë përfshirjen dhe integrimin në shoqëri.

“Vështirësitë me të cilat përballën personat me autizëm janë të shumta, në radhë të parë mund të them që mungon vetëdija në lidhje me çrregullimin, mungon informacioni çka i pamundëson atyre që të përfshihen dhe integrohen në shoqëri. Mungon informimi i saktë çka nënkupton që edhe trajtimi në disa raste është i vonshëm edhe pse kohët e fundit mund të them se ka një ngritje të vetëdijes në këtë aspekt, ku gjithnjë e më shumë po bëhen përpjekje për të treguar rëndësinë e intervenimit të hershëm”, thotë ajo.

Erza Ramadani tregon se si ka ndikuar pandemia Covid-19 te kjo kategori e shoqërisë. Ajo thotë se vitin e kaluar shoqata “Autizmi” ka vazhduar mësimin online dhe trajnimin e prindërve në lidhje me qasjen ndaj fëmijëve.

“Në vitin e kaluar është dashur që të ndërpritet puna, është dashur që të planifikojmë punën online. Fillimisht kemi menduar se do të jetë shumë e vështirë, por me një mënyrë ka pas edhe anë pozitive sepse kemi kërkuar shumë bashkëpunim nga prindërit sepse puna online ka kërkuar bashkëpunim maksimal nga prindërit. Kështu që ka qenë një periudhë ku e kemi shfrytëzuar edhe për trajnimin e prindërve në lidhje me qasjen që e ofrojmë në shoqatë, pastaj nga muaji qershor kur janë lehtësuar masat kemi filluar të dalim në shoqatë ku ka vazhduar trajtimi i rregullt”, thotë ajo.

Mbikëqyrësja e punës terapeutike në Shoqatën “Autizmi” në fund u bëri thirrje organeve kompetente që të bëjnë përpjekje që të përgatisin personel të kualifikuar që merren me trajtimin e personave me autizëm, pasi thotë se ka mungesë të stafit.

“Terapia që ne e ofrojmë mund të ofrohet nga psikologët, punëtorët socialë apo logopedët. Është një terapi që mund të zhvillohet nga personat, nuk kërkon kualifikim të veçantë, përveç normalisht që të jesh analist i sjelljes që është mungesë në Kosovë që është drejtim i veçantë që momentalisht nuk është dikush i kualifikuar këtu në vendin tonë. Prandaj do të ishte mirë që të mundësojnë dhe të përgatiten personat dhe të kualifikohen për këtë drejtim të veçantë dhe ta japin kontributin ne vendin tonë”, tha ajo.

Autizmi është çrregullim neurobiologjik kompleks e shumëplanësh i zhvillimit të njeriut, pjesë e çrregullimeve të spektrit autik. Sot në botë të paktën 1 në 88 vetë diagnostikohen me autizëm duke e bërë këtë te fundit më të shpeshtë se kanceri, diabeti dhe SIDA të marra së bashku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori