LAJMI I FUNDIT:

Fëmija i mesëm zhvillon këto tri tipare: Ata janë diplomatë që në moshë të vogël dhe nuk do të kenë kurrë ndonjë problem!

Fëmija i mesëm zhvillon këto tri tipare: Ata janë diplomatë që në moshë të vogël dhe nuk do të kenë kurrë ndonjë problem!

Fëmija i mesëm zhvillon aftësi të veçanta – se cilat janë ato tipare, mund t’i zbuloni në vijim të këtij teksti!

Që nga lindja, fëmijët mësojnë shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Jo vetëm prindërit, por edhe vëllezërit e motrat mund të jenë një ndihmë e madhe për ta.


Në familjet më të mëdha mund të ndodhë që çdo fëmije të mos marrë të njëjtën vëmendje. Në këtë hapësirë të lirë, këta anëtarë të familjes mund të mësojnë aftësi të veçanta dhe të zhvillojnë tipare të veçanta të karakterit që mund t’u sjellin dobi në fusha të ndryshme të jetës.

Fëmija i mesëm është një diplomat i vërtetë, një maestro në negociata. Në grindjet dhe debatet e vazhdueshme të fëmijëve midis një vëllai më të madh dhe të vogël apo një motre, fëmija i mesëm mëson të balancojë, të negociojë dhe të zhvillojë një ndjenjë drejtësie ndërsa rritet, transmeton Telegrafi.

Si ndikon radha e lindjes në personalitetin dhe në të ardhmen tonë
Lexo po ashtu Si ndikon radha e lindjes në personalitetin dhe në të ardhmen tonë

Këto aftësi diplomatike do ta ndihmojnë më vonë që të kapërcejë më lehtë pengesat që do t’i imponojë përditshmëria.

Besnikëria dhe përkushtimi shprehen te fëmija i mesëm. Më vonë në jetë, ata janë gati të luftojnë deri në atomin e fundit për partnerët e tyre dhe për të ruajtur marrëdhënien, ndërsa pabesia e tyre statistikisht reduktohet në minimum.

Fëmija i mesëm është pothuajse gjithmonë më i pavarur se vëllezërit dhe motrat e tij më të mëdhenj dhe më të vegjël: për fat të keq, është fakt që prindërit i kushtojnë më pak vëmendje fëmijës së mesëm dhe në këtë situatë ai mëson që në moshë të vogël të luftojë për vendin e tij në jetë. /Telegrafi/