Fëmija juaj kërcet vazhdimisht dhëmbët kur fle gjumë: Këto ushqime duhet të hajë ai

Shtrëngimi i dhëmbëve në gjumë ose bruksizmi është një dukuri mjaft e përhapur tek të gjitha moshat, sidomos tek fëmijët
Statistikat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se 1 në 20 fëmijë vuajnë nga bruksizmi, një gjendje gjatë të cilës fëmija shtrëngon dhe kërcet dhëmbët në mënyrë pavullnetshme.
Shkaqet e bruksizmit janë ende të panjohura, por sipas mjekëve ndër burimet e mundshme përmendim astmën, infeksionet e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, infeksionet e bajameve, mishi i huaj në hundë dhe çrregullimet e ankthit.
Personat që kanë probleme me bruksizmin kanë dhëmbë të shtrembër, të thyer, deformim të nofullës, dhimbje koke etj.
Përveç vizitës tek mjeku, Living ju këshillon të ndryshoni regjimin ushqimor dhe të konsumoni ushqime që përmbajnë tre përbërësit e mëposhtëm:
1. Shtoni konsumin e Vitaminës C: Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në mirëfunksionimin e gjëndrave mbiveshkore, të cilat kontrollojnë nivelin e stresit në organizëm. Ky i fundit është një ndër shkaktarët kryesorë të bruksismit.
Për këtë arsye duhet të shtoni në regjimin tuaj sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminë C si për shembull agrume, luleshtrydhe, lakër, speca të kuq dhe jeshilë etj.
2. Magnezi: Magnezi është një ndër mineralet më të rëndësishme që i nevojitet trupit të njeriut, mungesa e tij mund të bëhet shkak për shfaqjen e shumë problematikave shëndetësore, mes të cilave edhe bruksizmi.
Sipas mjekëve nutricionistë një fëmijë duhet të marrë 200 mg magnez në ditë, kur një i rritur 400 mg. Burimet ushqimore më të pasura me magnez janë: spinaqi, fasulet e kuqe, avokado, bananet dhe farat e kungullit.
3. Rrisni konsumin e vitaminës B: Kompleksi i vitaminës B (B1,B2,B3,B9,B12,B17) luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e bruksizmit.
Ju mund t’i merrni këto vitamina tek buka integrale, mëlçia e viçit, peshku, spinaqi, thjerrëzat, bizelet, drithërat, luleshtrydhja dhe majaja e birrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri