LAJMI I FUNDIT:

Fëmija im nuk pi qumësht. Si ta plotësojë kalciumin e humbur?

Fëmija im nuk pi qumësht. Si ta plotësojë kalciumin e humbur?

Nëse jeni pjesë e kategorisë së prindërve që i ndjekin fëmijët nëpër shtëpi për të pirë qumështin, ky shkrim është pikërisht për ju.

Fëmijët e moshës 1 deri në 10 vjeç kanë nevojë për 800-1200 mg kalcium në ditë. Por nga do i marrin nëse refuzojnë me këmbëngulje ta prekin gotën e qumështit që iu ofroni?

Jo qumësht, atëherë çfarë?

Djathë dhe kaçkavall të të gjitha llojeve, por kryesisht të verdhë sepse është burim kalciumi. Kaçkavallin për ta bërë më tërheqës për fëmijët, prijeni në shirita të hollë dhe shoqëroheni me shkopinj.

Krem qumësht, me banane dhe pak vanilje. Përziejeni qumështin me këto dy përbërës dhe afrojani fëmijës të ftohtë. Shija nuk ka për t’i kujtuar qumështin.

Sardele të pjekura ose në furrë. Shoqërojini me pak domate, për të thyer shijen e tyre të fortë që ndoshta nuk u pëlqen shumë fëmijëve. Kjo zgjidhje ju ndihmon sepse sardelet janë peshqit me çmimin më të ulët në treg.

Krem djathi. Është nga ushqimet e shpejta që fëmija juaj do e kërkojë vazhdimisht. Lyeni bukën, shoqëroni pjatën kryesore ose jepjani ta hajë duke lyer kafshata të vogla buke.

Gatime të ndryshme me spinaq. Duke u nisur nga sallata deri tek gatimi i spinaqit, ai mbetet një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme dhe më me vlera ushqyese.

Pra, nëse fëmija tuaj është armik i betuar i qumështit, ka shumë zgjidhje të tjera për t’u ushqyer me kalciumin e domosdoshëm që kërkon trupi i tij. /Telegrafi/