LAJMI I FUNDIT:

Fëmija me armë: Arrestohet i riu që dyshohet se shtiu me armë dhe shkaktoi panik në “Birra Fest”

Fëmija me armë: Arrestohet i riu që dyshohet se shtiu me armë dhe shkaktoi panik në “Birra Fest”

Më 29 korrik, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka qenë duke u mbajtur festivali “Birra Fest”. Rreth orës 23:00, në këtë lokacion ndodhi shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, pasi dyshohej se nga persona të panjohur ka pasë të shtëna me armë në mes të turmës. Me këtë rast, pjesëmarrësit e festivalit nga paniku i shkaktuar nga të shtënat kanë filluar te largohen pa kontroll në drejtime të ndryshme, duke u lënduar 42 persona.

Pas zhvillimit të hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, konkretisht nga Hetimet Rajonale në Prishtinë, është identifikuar i dyshuari i këtij rasti, i cili gjatë procedurave hetimore ka bashkëpunuar me Policinë.


Dyshohet se motivi i këtij rasti ka qenë një mosmarrëveshje ndërmjet disa të rinjve të moshës së mitur.

I dyshuari, i identifikuar nga Policia lidhur me incidentin në “Beer Fest” është i mituri (H.V. -15 vjeçar). Ai u arrestua sot rreth orës 17:00 dhe pas konsultimeve me prokurorin kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjore. Veprimet hetimore për zbardhjen në tërësi të këtij rasti janë ende në proces nga hetuesit kompetent policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori