Manchester United do ta presë të dielën Manchester Cityn në një ndër derbit lokal më atraktiv në botë, ndërsa Fellaini e pret me padurimin duelin me Kompanyn.

“Kompany është një lojtar i fuqishëm dhe sigurisht se do të ketë duel të fortë kur të përballemi me njëri-tjetrin. Do të jetë një i fortë, mirëpo fitorja është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Fellaini.


“Do të jetë një ndeshje masive. Ky është derbi, kështu që do të jetë shumë i tensionuar si për lojtarët, ashtu edhe për tifozët”, ka shtuar belgu. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app