Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza tha se do e pranojnë çfarëdo date për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Ajo u shpreh se rezultati i zgjedhjeve dihet, ndërkohë që nuk e konfirmoi nëse propozimi i LVV-së është 2 shkurti.
Para mediave ajo theksoi se që nga fillimi i mandatit të partisë në pushtet, opozita ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet.
“Që prej kur ka filluar mandati i qeverisjes së Vetëvendosjes, opozita ka qenë vazhdimisht jashtëzakonisht kërkuese që të mbahen zgjedhjet. Madje ju keni qenë dëshmitarë të shumë proceseve në Kuvendin e Kosovës, të cilat janë zvarritur me kërkesën e opozitës që të shkojmë në zgjedhje. Tash kur po i afrohemi vërtetë zgjedhjeve, opozita si duket është bërë më racionale dhe po flet për datë konkretisht.
Ne e kemi thënë vazhdimisht që ne kemi qenë të gatshëm për zgjedhje dhe sidomos tani që jemi në gjashtë mujorin e fundit të qeverisjes, neve data e përcaktuar kështu nuk është shumë e rëndësishme, sa është e rëndësishme gatishmëria për të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo i mbetet pastaj presidentes për ta caktuar. Ne kemi dërguar normalisht propozimin tonë, vendimi përfundimtar sigurisht që i takon presidentes”, deklaroi ajo.
Deputetja Fejza tha se Vetëvendosja e ka dërguar një propozim tek presidentja dhe se është e pranueshme cila do datë që caktohet për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Ne e kemi dërguar një propozim, mirëpo ne mendojmë se cila do datë që vendoset nga presidentja është e pranueshme sepse edhe kur opozita insistonte me ngulm që të kishte zgjedhje, ne ju thamë që të shkojmë në zgjedhje por ata u zmbrapsen.
Prandaj, në këtë linjë prapë po them që cila do datë që caktohet nga presidentja për neve është e pranueshme…Ky është një propozim që e kemi bërë tek presidentja, arsyeja pse unë mendoj që nuk po e konfirmoj nëse është 2 shkurti apo jo, për faktin se ne e kemi bërë obligimin tonë si parti mirëpo presim që të përcaktohet data sepse besojmë që pavarësisht se cila është data, rezultati i zgjedhjeve dihet”, shtoi ajo. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Filipinasit po mbushin tregun e punës në Shqipëri, pse po i preferojnë bizneset shqiptare?

Një person gjendet pa shenja jete te Ferronikeli në Drenas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler