Ish-Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën Pieter Feith, ka folur mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e marrëveshjes mes dy vendeve.
Feith tha se këshilla e tij e vetme është që të mos bëhet dialogu nga lart poshtë, por të punohet nga baza për të shkuar lart.
“Pra me këtë nënkuptoj që është me rëndësi që qytetarët e Kosovës, shoqëria civile të jenë më të informuar, që të krijojnë një motiv bindës që dialogu është në interes të tyre dhe të Kosovës, dhe të stabilitetit në të gjithë rajonin. Nuk ka të bëjë me liderët në Bruksel, duhet të flitet me qytetarë dhe të tjerë në Kosovë dhe Serbi për të shpjeguar, për mes të saj që të krijohet hapësirë që liderët kërkojnë koncesionet e veta”, tha ai, për RTK.
Ish-Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Feith ka folur edhe problemet në veri.
“Ne kemi pasur problem me serbët e kryetareve lokal në veri. Ne si ICO gjatë asaj periudhe kemi arritur të krijonim një zyrë në veri për t’iu ofruar shërbime qytetarëve në veri. Shumë qytetarë të veri, marrin pensione, kanë nevojë për ndihma, dhe kjo është bërë për mes kësaj zyre që ka pasur lidhje të drejtpërdrejtë me Prishtinën. Nuk kam iluzione që ne problemet në veri i kemi zgjedhur ne. Janë të njëjta që kanë qenë para 10 vjetësh, është zhgënjyese, megjithatë por ky është realiteti, nuk eshte se mund te bëjmë më shumë në këtë drejtim”, tha ai.
Sipas tij ka pasur tri parime të punës për të zgjeruar apo shtrirë autoritetin në veri të Prishtinës, pa shkaktuar akte dhune, pa krijuar konflikte të ngrira dhe pa lejuar që veriu të ndahet nga bregu jugor i lumit Ibër.
“A kemi arritur përmbushjen e plotë prej 100 %, jo. Mu këtu jam ballafaquar me një prej sfidave kryesore, nuk ka pasur bashkëpunim nga ana e qeverisë së Serbisë, kjo ka qenë më befasuese. Kur ishim në fazën përgatitore para se të shpallnin pavarësinë, duhet të kishim reflektuar. Ne shpresonim se presidenti Tadiq ishte ndryshe. Nuk arrin njeriu që të parashikon çdo gjë, mund të veprojmë atë që kemi”, tha ai.
Feith ndodhet për vizitë në Kosovë, në shënim të 10-vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur