LAJMI I FUNDIT:

Fehmi Kupina i LDK-së zgjidhet kryesues i Asamblesë në Prishtinë

Fehmi Kupina i LDK-së zgjidhet kryesues i Asamblesë në Prishtinë
Fehmi Kupina- Kryesues i Asamblesë Komunale në Prishtinë/ Foto: Ridvan Slivova

E plotësuar: Fehmi Kupina i LDK-së ka arritur të zgjidhet kryesues i Asamblesë në Prishtinë,  në raudnin e tretë të votimit.

Kupina u zgjodh në rundin e tretë, pasi në dy rundet e para s’mjaftonin 25 votat. Në rundin e tretë mjaftonin votat e shumicës së atyre që votuan.


—-

E plotësuar: Ka dështuar edhe raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e kryesuesit të Asamblesë së Komunës së Prishtinës.

Për kandidatin Fehmi Kupina kanë votuar sërish 25 asamblistë.

Për tu zgjedhur kryesues i Asamblesë së Kuvendit të Komunës së Prishtinës nevojiten 26 vota nga 51 asamblistë.

—-

Fehmi Kupina i LDK-së nuk arrin të zgjedhet kryesues i Asamblesë në Prishtinë në raundin e parë

Kuvendi Komunal i Prishtinës po mban sot mbledhje, në të cilën po votohet për  zgjedhjen kryesuesit të Kuvendit.

I propozuari i vetëm për këtë post ishte Fehmi Kupina nga LDK, i cili nga 25 asamblistë sa morën pjesë në votim mori 25 vota.  Për t’u  zgjedhur kryesues duhen 26 vota pro nga 51 asamblistë.

Si rrjedhojë do të shkohet në raundin e dytë të votimit. Votimi mund të shkojë deri në 3 raunde, nëse nuk arrihen votat e duhura, atëherë Kubendi shkon  në zgjedhje të reja.

Kujtojmë se asamblistët e AAK-së nuk morën pjesë në votim pasi që të njëjtit lëshuan sallën menjeherë pasi u propozua Kupina për kryesues.

Të drejtën e poropozimit të një kandidati për kryesues e kishin të gjitha subjektet politike që janë pjesë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, por të njëjtit vendosën të mos e bëjnë një gjë të tillë.

Lëvizja Vetëvendosje tha se heq dorë nga kjo e drejtë, dhe se pavarësisht kësaj do të qëndrojnë në sallë për të bërë kourumin e mundshëm. /Telegrafi/