LAJMI I FUNDIT:

Federata e Karatesë të Serbisë: Vetëm financat mund ta ndalojnë Kosovën të mos paraqitet në Kampionatin Evropian në Novi Sad

Federata e Karatesë të Serbisë: Vetëm financat mund ta ndalojnë Kosovën të mos paraqitet në Kampionatin Evropian në Novi Sad

Brenda një muaji do të dihet nëse karateistët e Kosovës do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në Novi Sad, tha presidenti i Federatës Karatesë së Serbisë, Sllavoljub Piper.

Ky i fundit ka pohuar se një muaj zgjat periudha e aplikimet për kampionatin kontinental dhe deri më tani nuk dihet se nga cilat vende do të vijnë karateistët në Serbi shkaku i disa arsyeve, njëra prej të cilave është financat.

“Nuk dihet nëse karateistët e Kosovës do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në Novi Sad. Ka shumë spekulime, por nuk ka asnjë vendim rreth ardhjes së kosovarëve. Regjistrimi zgjat një muaj dhe mund të ndodhin shumë gjëra”, tha për Tanjug, Piper.


Ai shtoi se nuk ka asnjë rekomandim prej Qeverisë së Serbisë dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sportit në lidhje me paraqitjen e mundshme të sportistëve të Kosovës pas javës së kaluar kur qeveria serbe nuk lejoi mbajtjen e turneut të hendbollit për junior rreth kualifikimit për Kupën e Botës.

“Nuk ka asnjë rekomandim prej qeverisë serbe dhe të gjithë mund të aplikojnë. Megjithatë, ka shumë faktorë, të tilla si nëse federata përkatëse ka paguar anëtarësimin në Federata Evropiane dhe Botërore të Karatesë”, shtoi më tutje ai.

Piper përkujtoi se karateistët e Kosovës kanë humbur disa gara pasi që nuk kanë mundur t’i paguajnë shpenzimet.

“Ishte një kampionat ku sportistët e Kosovës nuk kanë shkuar, unë nuk e di për çfarë arsye, ndoshta financat. Karate është një sport i varfër, por Serbia mund të jetë krenare që ka garuesit më të mirë të botës”, tha presidenti i federatës serbe.

A do t'i lejojë Serbia të marrin pjesë karateistët e Kosovës në Kampionatin Evropian në Novi Sad?
Lexo po ashtu A do t'i lejojë Serbia të marrin pjesë karateistët e Kosovës në Kampionatin Evropian në Novi Sad?

Në të njëjtën kohë, mohoi se organizatori i Kampionatit Evropian është i detyruar që të shfaq flamujt e shteteve pjesëmarrëse.

Theksojmë se Kampionati Evropian në karate do të mbahet në Novi Sad nga 9 deri më 13 maj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Premier League
Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Liga e Kampionëve
Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Premier League
Kalo në kategori