LAJMI I FUNDIT:

Federata Angleze e Futbollit krijoi një precedent për shkak të mesazhit të Luis Diaz nën fanellë

Federata Angleze e Futbollit krijoi një precedent për shkak të mesazhit të Luis Diaz nën fanellë

Federata e Futbollit të Anglisë nuk do ta gjobisë futbollistin kolumbian Luis Diaz pasi anëtari i Liverpoolit festoi një gol në ndeshjen e Ligës Premier duke treguar një mesazh nën fanellë.

Ngjarja ndodhi në ndeshjen mes Lutonit dhe Liverpoolit, e cila përfundoi pa fitues 1-1, ku Diaz shënoi gol për Reds në minutat shtesë.

Më pas kolumbiani ka treguar mesazhin “Liri për babanë” dhe ka të bëjë me dramën familjare që po kalon aktualisht.


'Liri për babin' - Luis Diaz pasi shënoi gol i dërgon mesazh babait të rrëmbyer
Lexo po ashtu 'Liri për babin' - Luis Diaz pasi shënoi gol i dërgon mesazh babait të rrëmbyer

Kujtojmë se pjesëtarët e grupit gueril të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) kanë rrëmbyer së fundmi prindërit e futbollistit.

Edhe pse ushtria kolumbiane arriti të shpëtonte nënën e Diazit shumë shpejt pas rrëmbimit, ata janë ende në kërkim të babait të tij.

Federata bëri të ditur se nuk do ta ndëshkojë Diazin, pavarësisht rregullit që futbollistët nuk lejohen të dërgojnë dhe shfaqin mesazhe personale në fushat e futbollit.

Është thënë se këto janë rrethana të veçanta dhe se nuk kanë ndërmend të hapin procedura disiplinore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Kalo në kategori