Fede Valverde ka rezultuar pozitiv me coronavirus dhe këtë e ka konfirmuar Real Madridi në faqen e vet zyrtare.

Uruguaiani ishte vetizoluar duke qenë rast kontakti, ndërsa pas testimit, ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19.


Mungesa e tij është një kokëçarje shtesë për trajnerin Zinedine Zidane, i cili ka pasur mungesa të vazhdueshme të lojtarëve këtë sezon.

Ai pritet të mungojë ndaj Cadizit dhe Real Betisit në La Liga, si edhe ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Reali e zhvillon sfidën e parë gjysmëfinale kundër Bluve të Londrës më 27 prill në stadiumin ‘Alfredo Di Stefano’. /Telegrafi/

telegrafi sport app