Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve edhe për edicionin e radhës 2013/2014. Fillimisht zyrtarët e FBK-së falënderuan për kontributin dhe mbështetjen tre vjeçare që BKT i ka bërë basketbollit pa asnjë hezitim e posaçërisht drejtorin e deritashëm, Suat Albayrak.

Në vazhdën e takimit u bisedua edhe për modalitetet e bashkëpunimit për të cilat nga përfaqësuesit e bankës, meqenëse është një staf i ri, u kërkua që oferta e bashkëpunimit nga FBK të jetë e arsyeshme që përgjigja pozitive mos të kontestohet nga Bordi i BKT-së.


Në parim përfaqësuesit e bankës janë që bashkëpunimi të vazhdojë pa asnjë mëdyshje, sepse basketbolli është sport i popullarizuar dhe i dashur dhe me këtë edhe interesi i bankës është të jetë pjesë e këtij popullariteti. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app