Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka çaktivizuar disa programe të dëmshme kompjuterike të përdorura nga elita e spiunëve rusë, thanë të martën autoritetet amerikane, duke ofruar një pasqyrë të vogël të përballjes digjitale midis dy superfuqive kibernetike.
Zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit thanë se ekspertët teknikë të FBI-së kishin identifikuar dhe çaktivizuar programet e përdorura nga shërbimi rus i sigurisë FSB kundër një numri të pazbuluar kompjuterësh amerikanë, një veprim që ata shpresojnë se do t’i japë një goditje vdekjeprurëse një prej programeve kryesore të spiunazhit kibernetik të Rusisë.
“Ne e vlerësojmë këtë si mjetin e tyre kryesor të spiunazhit”, u tha gazetarëve një nga zyrtarët amerikanë përpara deklaratës publike mbi këtë çështje.
Ai tha se Washingtoni shpresonte se operacioni do ta “çrrënjoste atë nga fushëbeteja virtuale”.
Zyrtari tha se spiunët e FSB-së që përdornin programin kompjuterik, të njohur me emërtimin “Snake”, janë pjesë e një grupi famëkeq hakerimi i njohur si “Turla”.
“Grupi ka qenë aktiv për dy dekada, duke vënë në shënjestër një sërë objektivash të NATO-s, agjencive qeveritare të Shteteve të Bashkuara dhe kompanive të teknologjisë”, shtoi një zyrtar i lartë i FBI-së.
Moska zakonisht mohon përfshirjen në operacione të spiunazhit kibernetik.
Zyrtarët amerikanë folën me gazetarët të martën përpara publikimit të lajmit në kushte anonimiteti. Njoftime të ngjashme për përpjekjet për sulme kibernetike të FSB-së u bënë nga agjencitë e sigurisë në Britani, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re.
“Turla” konsiderohet gjerësisht si një nga ekipet më të sofistikuara të hakerave të studiuara nga komuniteti i sigurisë.
“Ata kanë vazhduar të veprojnë në hije duke u fokusuar në sigurinë e fshehtë dhe operacionale. Ata janë një nga objektivat më të vështira që kemi hasur”, tha John Hultquist, nënpresident për analizimin e kërcënimeve në kompaninë amerikane të sigurisë kibernetike Mandiant.
Qeveria amerikane e titulloi operacionin për ndërprerjen e programit “Snake” si “Operation Medusa”. FBI-ja dhe partnerët e saj identifikuan se ku ishte vendosur mjeti i hakerave në internet dhe ndërtuan një program unik softuerësh për të shkatërruar infrastrukturën e hakerëve.
FBI-ja u mbështet në autorizimet ekzistuese të urdhrave të kërkimit për të hyrë në distancë në programin keqdashës rus të përdorur brenda rrjeteve të viktimave në SHBA dhe për të shkëputur lidhjet e tij.
Zyrtari i lartë i FBI-së tha se mjeti i Byrosë Federale ishte krijuar vetëm për të komunikuar me programin rus të spiunazhit. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi