LAJMI I FUNDIT:

FBI identifikon mumien 4 mijë vjeçare

FBI identifikon mumien 4 mijë vjeçare

FBI-ja nuk merret vetëm me rastet e ditës, por zotësinë e saj e tregoi edhe me zgjidhjen e misterit që rrethonte identitetin e një mumie 4 mijë vjeçare.

Që prej vitit 1915, kur koka e dëmtuar e mumjes u gjet në cepin e një varri të Deir el Bershas, në Egjipt, arkeologët nuk kishin mundur ta zbulonin se kujt i përket, megjithëse shkrimet në mure u deshifruan duke treguar se varri mbante trupat e një guvernatori të quajtur Djehutynakht dhe të shoqes.

Për ekspertët, ky qe një emër krejtësisht i panjohur. Tani, gati 100 vjet më vonë, çështjen e mori në dorë Byroja Federale e Hetimit, e cila pas kërkimeve të publikuara në revistën Genet, saktësoi se koka e mumjes i përkiste padyshim një mashkulli.


Falë teknikave të avancuara, u arrit të nxirrej një kampion ADN-je nga dhëmbët e mumjes dhe analizat e mëtejshme dëshmuan se bëhet fjalë për vetë guvernatorin. Kuratorët shpjegojnë se FBI-ja ka zhvilluar një metodë tejet të sofistikuar për rindërtimin e thuajse çdo ADN-je të dëmtuar.

Kur arritën ta rikrijojnë ADN-në e një dhëmbi 4 mijë vjeçar, këtë mund ta bëjnë absolutisht me çdo gjë tjetër, thonë specialistët. Vështirësitë nuk ishin aspak të vogla, duke qenë se koka e mumies u gjet në ambient shkretëtire dhe temperaturat e larta, ndikojnë që ADN-ja të degradojë shumë më shpejt sesa në kushte të zakonshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Gruaja 82 vjeçare nga Virxhinia është lojtarja më e vjetër e hokejit në botë

Gruaja 82 vjeçare nga Virxhinia është lojtarja më e vjetër e hokejit në botë

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Interesante
Kalo në kategori