LAJMI I FUNDIT:

FBI, CISA nxjerrin raport për sulmet kibernetike në Shqipëri, hakerat kanë pasur qasje në sistem 14 muaj më parë

FBI, CISA nxjerrin raport për sulmet kibernetike në Shqipëri, hakerat kanë pasur qasje në sistem 14 muaj më parë

FBI dhe Agjencia amerikane e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një raport të përbashkët për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

raport thuhet se qeveria iraniane, e identifikuar me ‘Homeland Justice’ nisi sulmin në korrik të 2022 kundër portaleve qeveritare shqiptare duke bllokuar përkohësisht shërbimet online.

Sipas raportit, hakerat kanë pasur akses fillestar në sistemet qeveritare 14 muaj përpara se të kryenin sulmin kibernetik. Gjatë kësaj periudhe ata kanë aksesuar dhe shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e postës elektronike.

“Një hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë patën akses fillestar në rrjet afërsisht 14 muaj përpara se të nisnin sulmin shkatërrues kibernetik, i cili përfshinte një kodues skedari të stilit ransomware dhe një malware për fshirjen e diskut”, thuhet në raport.

“Në qershor 2022, HomeLand Justice krijoi një faqe interneti dhe profile të shumta të mediave sociale që postonin mesazhe anti-MEK. Më 18 korrik 2022, Homeland Justice pretendoi meritën për sulmin kibernetik ndaj infrastrukturës së qeverisë shqiptare. Më 23 korrik 2022, ‘Homeland Justice’ postuan video të sulmit kibernetik në faqen e tyre të internetit. Në shtator 2022, aktorët kibernetikë iranianë nisën një valë tjetër sulmesh kibernetike kundër Qeverisë së Shqipërisë, duke përdorur TTP dhe malware të ngjashëm si sulmet kibernetike në korrik. Ato pasuan veprimet e Shqipërisë që i lidhi publikisht sulmet kibernetike të korrikut me Iranin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori