LAJMI I FUNDIT:

FBI arreston vrasësin serik, i akuzuari besohet se është përgjegjës për gjashtë vrasje dhe dy plagosje

FBI arreston vrasësin serik, i akuzuari besohet se është përgjegjës për gjashtë vrasje dhe dy plagosje

FBI dje ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar “si vrasës serik”, për të cilin besohet se është përgjegjës për gjashtë vrasje si dhe për dy plagosje në Missouri dhe Kanzas.

Siç raporton CNN, Perez Reed, 25-vjeç, u arrestua pasi që kishte dalë nga treni në Missouri, thuhet në kumtesën për media që e lëshoi FBI, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit kanë theksuar se Reed kishte biletë udhëtimi nga Saint Louis në drejtim të Kanzas City të Missouri, dhe se në momentin e arrestimit kishte bartur në brez një revole gjysmë-automatike të kalibrit 40.

“Ky kalibër i përshtatet gëzhojave të armës së zjarrit që është gjetur në qytetin ku kanë ndodhur të shtënat në Saint Louis gjatë shtatorit”, thuhet në kumtesë, shkruan CNN.

“Të paktën gjashtë viktima janë qëlluar, katër kanë humbur jetën – nga e njëjta armë, revolja e kalibrit 40”, thuhet ndër tjera.

CNN nuk ka arritur të marrë një deklaratë nga avokati mbrojtës i Reed. I akuzuari ka pranuar t’i përgjigjet pyetjeve të agjentëve – por ka mohuar akuzat se ka lënduar dikë.

Viktimat janë vrarë nga mesi i shtatorit e deri në fund të tetorit. Reed jetonte në Saint Louis, nga ku kishte udhëtuar për në Kanzas City, thuhet në raportin e FBI-së.

Atje mbyti dy viktima, e mënyra si janë vrarë përshtaten me ato që policët pretendojnë se kanë ndodhur.

E një person që punonte si roje në një lokal, i kishte dhënë policisë letërnjoftimin e Reed që e kishte marrë në vendin ku i akuzuari kishte vrarë viktimën e fundit. Në incizimet e kamerave të sigurisë shfaqet afro-amerikani me tatuazhin gjysmëhënë në ballë.

Ky tatuazh përshtatej me tatuazhin e afro-amerikanit në pamjet e mëhershme që i ka kapur kamera e sigurisë.

Reed akuzohet në Saint Louis për dy vrasje, sulm të shkallës së parë dhe armëmbajtje pa leje. Por, kush është Perez Reed?

Reed është një i ri nga Saint Louis. Gruaja e tij në korrik parashtroi kërkesën për shkurorëzimin në Jackson të Missouri.
Ai jeton në Kanzas City. Më 10 nëntor mbush 26 vjet. Në ballë ka një tatuazh karakteristik në formë të gjysmëhënës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori