LAJMI I FUNDIT:

​Fazliu: Ligji anti-mafia ndihmon sistemin e drejtësisë në konfiskim të pasurisë

​Fazliu: Ligji anti-mafia ndihmon sistemin e drejtësisë në konfiskim të pasurisë

Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu e ka mirëpritur miratimin e koncept-dokumentit të ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme. Sipas tij, një ligj i tillë lehtëson në masë të madhe punën e Prokurorisë dhe gjithë zinxhirit të drejtësisë për konfiskim të pasurisë të kundërligjshme.

Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar krijimin e një agjencioni të veçantë të pavarur që do hetojë këto raste, por Fazliu thotë se nuk është ithtar i krijimit të mekanizmave të rinj.


Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se në vitin 2019 prej rreth 9 milionë euro pasuri të ngrirë apo sekuestruar është konfiskuar vetëm 1 milion euro pasuri, ndërsa në vitin 2020 prej rreth 20 milionë euro pasuri të ngrirë apo të sekuestruar, janë konfiskuar rreth 500 mijë euro.

Fazliu lidhur me koncept-dokumentin e Ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme thotë se si koordinator e ka kërkuar tash e shtatë vite.

Sipas tij, ky ligj i cili njihet si ligji anti-mafia do të ndikojë që ndjeshëm të rritet shifra e konfiskimit përfundimtar.

“Ne si institucioni dhe si koordinator kam kërkuar qysh në korrik të vitit 2014, pra ka rreth 7 vite që ne e kemi kërkuar këtë ligj… Meqenëse e kemi kërkuar vetë natyrisht unë e mirëpres në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike një aprovimin e një ligji të tillë meqenëse do ta lehtësojë në masë të madhe punën e prokurorisë apo edhe të sistemit të drejtësisë pasi që në shumicën e vendeve të botës në të cilat ekziston ky ligj është rritur ndjeshëm shifra e konfiskimit përfundimtar pas aprovimit të këtij ligji…. Sa i përket asaj se sa do na ndihmoj kjo është shumë e dukshme dhe shumë e qartë ky ligj mund dhe do i ndihmojë institucionet e drejtësisë jo vetëm prokurorinë, por edhe Policinë e gjykatat, ngase është më e lehtë të arrihet deri tek konfiskimi përfundimtar,  meqenëse dallimi në mes ligjeve aktuale që i kemi në fuqi dhe konfiskimit pa aktgjykim dënues është se nuk ka nevojë të kemi një aktgjykim dënues për ndonjë person në mënyrë që të kërkohen konfiskimi i pasurisë”, theksoi ai.

Lidhur me idenë e krijimit të një agjencioni të pavarur që do hetonte personat ku dyshohet se nuk kanë përputhje të pasurisë me të ardhurat, Fazliu i cili është edhe Prokuror në zyrën e Kryeprokurorit thotë se nuk është ithar i krijimit të mekanizmave të rinj.

Por shton se grupi punues duhet ta zgjedhë se cila është mënyra më efikase në trajtimin e këtyre çështjeve.

“Cili është modeli më i mirë kjo nuk mund të dihet me saktësi unë nuk jam ithtar i krijimit të mekanizmave të rinj… Deri më tani nuk është se Kosova ka pasur ndonjë sukses të dukshëm në konfiskimin e pasurive… Se cila do ishte më i mirë, agjencioni i pavarur apo prokuroria, është herët të paragjykohet. Por, grupi punues duhet ta analizojë këtë çështje mirë e mirë në mënyrë që të vijnë në përfundimin e duhur se nëse më mirë dhe efikase do ishte të kishim një agjencion të ri apo do bëhet nga prokuroria, praktikat e vendeve të botës njeh si agjencione të ndryshme si sistemin prokurorial”, tha ai.

Sipas Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, ky ligj nuk shkel asnjë nen të Kushtetutës së Kosovës dhe as Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, meqenëse konfiskimi konsiderohet i natyrës civile dhe jo i procedurës penale.

Derisa është thënë se edhe qytetarët e Kosovës mund t’i nënshtrohen këtij ligji, Fazliu deklaron se duhet një standard më i lartë i të provuarit për qytetarët sesa te personat zyrtarë.

“Sa i përket qytetarëve ekziston një bazë apo një standard më i lartë i të provuarit sesa tek personat zyrtar dhe kjo ka edhe logjik edhe sens meqenëse personat zyrtar marrin paga nga shteti përmes ministrisë së Financave dhe supozohet se ata janë në gjendje në çdo moment ta justifikojnë pasurinë e tyre, dhe nëse nuk vije deri tek një gjë e tillë atëherë mund të bëhet konfiskimi i pasurisë. Përderisa, nëse bëhet fjalë për qytetar ekziston një modalitet tjetër që ndryshe quhet modeli i konfiskimit INREM ku konfiskimi drejtohet ndaj pasurisë dhe jo ndaj personit ku nuk ka nevojë për aktgjykim dënues, mirëpo megjithatë kërkohet provimi i një aktiviteti të përgjithshëm kriminal, e tek modeli i katërt që është modeli më agresiv në botë konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme nuk kërkohet ndërlidhja as direkte dhe as indirekte me asnjë krim mirëpo në njërën anë bëhet fjalë për pasurinë aktuale faktike që e ka një person dhe të hyrat e deklaruar, nëse ka mos përputhje mes pasurisë faktike dhe të hyrave të deklaruar atëherë personi në fjalë është i detyruar ta justifikoj pasurinë nëse nuk ia del ta justifikoj gjykata detyrohet ta marr aktgjykimin me të cilin konfiskohet pasuria”, tha ai.

Fazliu thotë se për vitin 2021 janë ngrirë 1.5 milion euro, por që ende nuk kanë informata se në këtë tre mujor ka konfiskim.

Ndërsa, në vitin 2019 prej rreth 9 milionë euro pasuri të ngrirë apo sekuestruar është konfiskuar vetëm 1 milion euro pasuri, ndërsa në vitin 2020 prej rreth 20 milionë euro pasuri të ngrirë apo të sekuestruar, janë konfiskuar rreth 500 mijë euro.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për asnjë person të profilit zyrtar por të gjithë janë qytetarë që janë kryer vepra penale.

“Sa i përket viti 2021 apo tre mujorit të parë janar-mars të dhënat ende jemi duke i analizuar dhe duke i grumbulluar përafërsisht bëhet fjalë për një shumë prej 1.5 milion eurove pasuri të ngrirë dhe të sekuestruar. Kurse, ende jemi në proces të grumbullimit të tyre dhe nuk kemi informata nëse në këtë tre mujor të parë ka konfiskim. Kurse, sa i përket dy viteve të fundit vitit 2019 dhe viti 2020, në vitin 2019  kemi pasur rreth 9 milionë euro pasuri të ngrirë apo sekuestruar dhe rreth 1 milion euro pasuri të konfiskuar përfundimisht. Ndërsa, në vitin 2020 kemi pasur rreth 20 milionë euro pasuri të ngrirë apo të sekuestruar, ndërsa ka pasur rreth 500 mijë euro pasur të konfiskuar përfundimisht… Bëhet fjalë ndër të tjera edhe për rastet penale që kanë të bëjnë me shpëlarje të parave. Mirëpo ajo që juve iu intereson është se nëse ka në këto raste persona të profilit zyrtar dhe jo janë kryes të veprave penale qytetar të ndryshëm që ose është ngrirë ose është sekuestruar ose konfiskuar pasuria… Ka nga gjithçka. Ka toka, banesa, vetura, stoli ari, pra asete të ndryshme”, thotë ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do të formohet grupi punues për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Më 13 prill, Qeveria e Kosovës miratoi koncept-dokumentin që i hap rrugë draftimit të një ligji të veçantë për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Ligji ri u tha se do të mundësojë konfiskimin e pasurisë së paligjshme edhe në mungesë të një aktgjykimi dënues. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori