Fazliu i ka thënë KosovaPress-it, se praktikisht ka arritur marrëveshje me finalistin e Kupës së Kosovës. Ai thotë se është i kënaqur që përsëri do të bartë ngjyrat e ekipit ferizajas.

“Praktikisht kemi arritur marrëveshje me Ferizajn. Ne jemi marr vesh për të gjitha detajet dhe ka mbetur vetëm të nënshkruaj marrëveshjen me Ferizajn”, ka thënë Fazliu.


“Kushtet të cilat mi ka ofruar Ferizaj janë shumë të mira, andaj edhe nuk kam mundur ta refuzojë ofertën e tyre. Sigurisht se jam i lumtur që sërish do të veshi fanellën e ish-klubit tim”, tha ai.

Fazliu, i cili në sezonin që lamë pas me Prishtinën fitojë titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, thotë se Ferizaj do të jetë njëra ndër skuadra që do të synojë majat e tabelës.

“Titulli i kampionit është synimi i Ferizajt, madje kjo ka qenë një nga arsyet që kam vendosur të rikthehem në këtë klub. Është një organizim mjaft i mirë dhe një optimizëm i madh se ne mund të ‘luftojmë’ për titull të kampionit”, theksoi Fazliu. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app