LAJMI I FUNDIT:

Fauci: Do ta shkatërrojmë këtë virus që na ka terrorizuar për 11 muajt e fundit

Fauci: Do ta shkatërrojmë këtë virus që na ka terrorizuar për 11 muajt e fundit

Gjatë një ngjarjeje virtuale të premten, Dr. Anthony Fauci ka thënë se falë shkencës “ne do ta shkatërrojmë” COVID-19.

“Kërkimi biomjekësor dhe shkenca na kanë dhënë diçka që vetëm një dekadë më parë do të dukej e paimagjinueshme”.


“Vetëm gjatë ditëve të fundit, shkenca na ka lejuar të kemi një vaksinë që kur ta shpërndajmë tek njerëzit në të gjithë vendin, dhe shpresojmë në të gjithë botën, ne do të shkatërrojmë këtë shpërthim që na ka terrorizuar me të vërtetë për 11 muajt e fundit”, ka thënë Fauci, përcjell Telegrafi.

Me këtë ai i është referuar zbulimit të vaksinave dhe fillimit të shpëndarjes dhe administrimit të tyre edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe ndërsa disa kombe të pasura tashmë kanë filluar nga vaksinimi COVID-19, vendet e varfra do t’i marrin dozat e tyre vetëm në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ka thënë sot kreu i OBSH, Tedros Adamos Ghebreyesus.

“Mekanizmi COVAX, i formuar për të mundësuar qasje të barabartë në vaksinat COVID-19 në të gjithë botën, pritet të fillojë dorëzimin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, tha ai, pa përmendur vendet e veçanta, raporton ATSh.

“Jemi krenar të njoftojmë se COVAX ka siguruar qasje në pothuajse dy miliardë doza të disa kandidatëve premtues të vaksinave”, ka thënë Tedros.

Sipas OBSH, objektet e COVAX po vazhdojnë bisedimet me ndërmarrjet kryesore farmaceutike për t’i regjistruar në program. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Amerika
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Tragjedi në Kroaci - burri vret vjehrrën dhe plagos gruan, në fund kryen vetëvrasje

Tragjedi në Kroaci - burri vret vjehrrën dhe plagos gruan, në fund kryen vetëvrasje

Kroacia
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Kalo në kategori