Specialisti kryesor i sëmundjeve infektive, amerikani Dr. Anthony Fauci, tha të mërkurën se ai parashikon që Amerika të arrijë imunitet të mjaftueshëm kolektiv ndaj COVID-19 përmes vaksinimeve për të rifituar “një farë normaliteti” deri në vjeshtën e 2021, me gjithë pengesat e hershme në përhapjen e vaksinave.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Fauci i bëri vërejtjet e tij gjatë një diskutimi në internet rreth pandemisë me guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili njoftoi në fillim se një variant më infektiv i coronavirusit i gjetur fillimisht në Britani ishte zbuluar në shtetin e tij, një ditë pasi u dokumentua rasti i parë i njohur në SHBA, përkatësisht në Kolorado.
Newsom tha se varianti i coronavirusit B.1.1.7 ishte konfirmuar më herët gjatë ditës në një pacient të Kalifornisë Jugore por nuk dha detaje të tjera.
Por Departamenti i Shëndetit Publik të Kalifornisë tha në deklaratë më vonë se personi, një pacient i qarkut San Diego, nuk ka histori të njohur të udhëtimit, duke sugjeruar se varianti po përhapet brenda komunitetit.
Fauci tha se ai “nuk ishte i befasuar”, duke shtuar se raste shtesë të variantit ka të ngjarë të shfaqen në të gjithë vendin dhe se natyra mutante e viruseve të tilla është normale.
“Duket se ky mutacion i veçantë e bën virusin më të mirë në transmetim nga një person tek tjetri”, tha ai.
Sidoqoftë, individët e infektuar me forma të mëparshme të SARS-CoV-2 “nuk duket se infektohen përsëri nga kjo”, që do të thotë se çdo imunitet i fituar tashmë “është mbrojtës ndaj këtij lloji të veçantë”, shtoi Fauci.
Ai gjithashtu theksoi se i ashtuquajturi variant i Mbretërisë së Bashkuar besohet të mos jetë më i rëndë në sëmundjen që shkakton dhe se vaksinat e sapo aprovuara ndaj COVID-19 do të jenë po aq efektive kundër tij sa kundër formave të njohura më parë të virusit.
E njëjta gjë besohet të jetë e vërtetë për një variant të dytë të ri, gjithashtu më infektiv dhe i raportuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Gjithsesi, shfaqja e një varianti shumë më të transmetueshëm mund të bëjë që një imunizim i shpejtë të bëhet edhe më kritik.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden paralajmëroi të martën se mund të duhen vite për të vaksinuar shumicën e amerikanëve duke pasur parasysh një normë fillestare të shpërndarjes së vaksinës që ka mbetur prapa premtimeve të administratës Trump.
Ai i bëri thirrje Kongresit të miratojë fonde më të mëdha për këtë përpjekje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre