Barcelona ka marrë një lajm shumë pozitiv nga La Liga pas përditësimit të limiteve të pagave të klubeve pas afatit kalimtar të dimrit.

Pagat për klubin katalanas janë rritur nga 351.2 milionë euro në shtator në 432.8 milionë euro aktualisht, një rritje prej 81 milionë eurosh.


Kjo rritje e ndjeshme e afron Barcelonën drejt rikthimit në rregullin financiar 1:1 përpara afatit kalimtar të verës, duke i dhënë klubit më shumë fleksibilitet në afate kalimtare.

Hansi Flick

Çfarë ndikoi në rritjen e limitit?

Sipas raportimit të SPORT, disa faktorë kyç kanë ndikuar në këtë përmirësim financiar.

Një ndër arsyet kryesore është rinovimi afatgjatë i marrëveshjes së sponsorizimit me Spotify deri në vitin 2034 (të drejtat e fanellës deri në 2030 dhe emërtimi i stadiumit deri në 2034), që ka rritur ndjeshëm të ardhurat e parashikuara të klubit.

Gjithashtu, rikthimi i pjesshëm në ‘Spotify Camp Nou’ ka luajtur rol vendimtar, duke e çuar buxhetin e përgjithshëm të klubit në 1.075 miliardë euro.

Një tjetër element i rëndësishëm është përfshirja e plotë nga La Liga e 100 milionë eurove të përfituara nga licencimi i 475 vendeve VIP për 30 vite tek Fortia Advisor Limited (30 milionë euro) dhe New Era Visionary Group (70 milionë euro).

Kjo marrëveshje, e finalizuar në dhjetor 2024, bëri të mundur regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Víctor.

Spotify Camp Nou

Audituesit dhe La Liga tashmë e kanë pranuar vlerën e plotë të kësaj marrëveshjeje, pasi vendet VIP janë instaluar dhe janë në proces marketingu.

Ndërkohë, kësti i mbetur prej 42 milionë eurosh nga New Era Visionary Group pritet të paguhet gjatë verës, me besimin se në rast nevoje mund të sigurohet një investitor tjetër për ta mbuluar.

Zhvillimet e fundit kanë ulur presionin mbi pagat dhe i kanë dhënë Barcelonës më shumë hapësirë manovrimi financiar për të ardhmen, duke e vendosur klubin në një pozicion më të favorshëm për afatin kalimtar të verës. /Telegrafi/

telegrafi sport app