LAJMI I FUNDIT:

Faton Ramadani: Shpresim Uka fajëson Ferat Shalën për vrasjen e familjes Hajra

Faton Ramadani: Shpresim Uka fajëson Ferat Shalën për vrasjen e familjes Hajra

Vrasësit e Familjes Hajra i di Shpresim Uka, i dënuar me 15 vjet burgim në rastin “Bllaca”, dhe emrat e tyre ai i ka përmendur në një incizim, që tani ndodhet në duart e EULEX-it. Kështu ka thënë Faton Ramadani, vëllai i të burgosurve në rastin “Kiçina”, Burim dhe Arsim Ramadani, në një shkrim të tij në Facebook.

Ramadani ka shkruar se Uka e përfshin direkt Ferat Shalën, ish-zyrtar të ish-Shërbimit të Inteligjencës të Kosovës (SHIK), në vrasjen e familjes Hajra në vitin 2001, raporton Gazeta Express.


Ai i ka bërë thirrje Shalës që të bëjë publik një raport që e kishte hartuar SHIK-u për rastin Hajra, duke thënë se ai do të ndihmonte në zbulimin e së vërtetës.

Ramadani ka thënë se vrasja e familjes Hajra u bë pikërisht për t’u fshehur vrasja e Dr. Hafir Shalës dhe, siç ka thënë ai, shumë tradhti ndaj njerëzve që kontribuuan për liri.

Sipas Ramadanit, Hamëz Hajra u vra pasi nisi të bashkëpunojë me Tribunalin e Hages, për t’i nxjerrë rastet ende të pazbuluara.

Ai ka thënë se këtë informacion e dinin vetëm shërbimet sekrete.

Ramadani ka shkruar se ka ruajtur incizime për t’i dërguar në Gjykatën Speciale, por se EULEX e ka bastisur dhe ia ka marrë të gjitha.

Ai ka thënë se incizimet janë duke u hetuar dhe se së shpejti pritet një përgjigje, ku, sipas tij, emri i Shalës përfshihet nga Shpresim Uka për dy vrasje.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori