LAJMI I FUNDIT:

Faton Qerimi një arkitekt që di edhe të këndojë

Faton Qerimi një arkitekt që di edhe të këndojë

Intervistoi: Aroma Aliti

Faton Qerimi tashmë ka përfunduar studimet e arkitekturës në qytetin e Shkupit, ndërkohë vazhdon me studimet e masterit në të njëjtin drejtim. E veçanta e këtij djali është se ka një talent të jashtëzakonshëm edhe për muzikë. Talentin e tij ai e ka shfaqur në rrjetet sociale, veçanërisht në platformën e njohur TikTok ku ka arritur një numër të madh ndjekësish. Zëri i tij mbresëlënës ka tërhequr shumë njerëz të cilët i pëlqejnë coverat e këngëve të ndryshme që i bën ai.


Ndërkaq, nuk mjafton me kaq Fatoni ka një talent tjetër që din të shkruaj tekste këngësh, madje para ca kohe ka publikuar këngën e tij që e ka shkruar dhe kënduar vet. Në intervistë për Telegrafi Maqedoni, ai na tregon për këngën e tij të parë, për dashurinë e tij rreth muzikës dhe arkitekturës si dhe për faktin se si arrin ti balancojë të dyja ndonëse janë dy fusha krejtësisht të ndryshme.

Kush është Fatoni për ata që se njohin?

Fatoni është një 21 vjeçar nga Çairi i Shkupit i cili po ndjek studimet master për arkitekturë, ndërsa në kohë të lirë merret me krijimtari muzikore dhe me një rend aktivitetesh tjera që janë pasione të tija.

Kur dhe si ka filluar pasioni yt për muzikën?

Muzika ishte një gjë e natyrshme që mu shfaq nga mosha 8-9 vjeçare, e cila u shoqërua me një interes të madh për këngë e për instrumente muzikore. Duke u inspiruar nga tastet e pianos dhe duke ushtruar veshin muzikor, arrita të krijoj një bazë njohurish për muzikë në nivel amator, pra e paoficializuar me ndonjë shkollë muzike. Fakti që isha i lirë të merrem me muzikë me dëshirën time dhe që e shihja vetëm si argëtim, u bë arsye ta dua edhe më shumë dhe të jetë aktivitet vërtetë jo i sforcuar në asnjë moment. Që nga ajo moshë e deri më sot, këndimi dhe luajtja në instrumente kanë qenë aktivitete që më kanë falur kënaqësinë me të madhe.

Ti je një student i arkitekturës dhe nga ana tjetër ke një pasion të madh për muzikën madje i përkushtohesh shumë kësaj sfere, si arrin të gjesh balancin mes të dyjave edhe pse nuk lidhen njëra me tjetrën?

Studimet për arkitekturë më marrin pjesën më të madhe të kohës dhe energjisë dhe si rrjedhojë, muzika ka kaluar në plan të dytë, ose ende mbetet aktivitet i kohës sime të lirë. Përkushtimi ndaj muzikës fatkeqësisht nuk është maksimal, ndërsa do doja shumë që në të ardhmen të jetë pjesë e përditshmërisë, ndoshta si një mundësi për të ushqyer nevojën e të krijuarit muzikë dhe pse jo të gjenerojë të ardhura.

Çfarë mund të thuash për platformën e TikTokut ku je aktiv dhe ke një numër të madh ndjekësish, a është e dobishme kjo platformë për një artist të ri për përfitime financiare dhe për të promovuar talentin?

TikToku ishte një nga gjërat më të mira që më mundësuan ta shfrytëzoj internetin për të marrë mendimin e njerëzve mbi zërin tim, dhe mendoj që për momentin ende qëndron si mënyra më e mirë që një artist t’i promovojë aftësitë e tija, sidomos kur bëhet fjalë për fillestarë në këtë fushë. Përfitimet financiare nuk është që janë lehtësisht të arritshme, për arsye të cilat TikToku i ka vendosur për krijuesit nga shteti ynë, prandaj ato kryesisht tek ne janë te realizueshme vetëm në formë reklamash; gjë të cilën ende nuk e kam bërë.

Ti përveç se këndon gjithashtu shkruan edhe tekste, kështu ke realizuar një këngë tënden, si u prit kjo këngë nga njerëzit?

Krijimtaria muzikore është një tjetër pjesë e rëndësishme ku unë shprehem plotësisht dhe gërshetoj gjithë njohuritë e mia, nën petkun e asaj që e quaj muzikë e shijes sime. Kënaqësia që marr nga kjo gjë është ajo që më bën ti përkushtohem edhe më tepër, gjithmonë me synimin të përmirësoj produktin final. Kënga ime e parë e publikuar ishte momenti kur e mora edhe zyrtarisht titullin këngëtar ndërsa nga dëgjuesit mora fjalët më të mira motivuese për të vazhduar me krijim të këngëve.

Cilat janë planet e Fatonit në të ardhmen?

Në këto momente përkushtimi maksimal ndaj fakultetit më ka mbërthyer gjithë kohën, andaj sapo të jem më i lirë, planifikoj të sjell diçka nga krijimet e mia që kam përpunuar gjatë gjithë këtyre viteve.

Cili është mesazhi yt për rininë?

Te rinjve do doja t’ua përçoj mesazhin që synimi i tyre duhet gjithmonë të jetë diçka që u jep kënaqësi dhe i përmbush ata, qoftë profesioni i tyre apo pasioni që e kultivojnë në kohën e tyre të lirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori