LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Xhelili i PDK-së nuk do të garoj më për deputet, thotë se po i hap rrugë gjeneratave të reja

Fatmir Xhelili i PDK-së nuk do të garoj më për deputet, thotë se po i hap rrugë gjeneratave të reja

Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë më për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Xhelili përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se do të tërhiqet përfundimisht prej angazhimeve në Kuvend, duke i hapur rrugë gjeneratave të reja.


“Ndërkohë, për shumë arsye historike e politike, unë do të vazhdoj mbështetjen politike për Partinë Demokratike të Kosovës. Përtej këtij përcaktimi partiak, uroj se Kuvendi i ardhshëm e deputetët e rinjë, do t’iu japin përparësi të padiskutueshme interesave shtetërore të Kosovës”, ka shkruar Xhelili.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Unë kam vendosur përfundimisht të tërhiqem prej angazhimeve të mia në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tani është koha, besoj, për t’i dhënë hapësirë shtesë një gjenerate të re politike, të përkushtuar për t’i shërbyer Kosovës me ndjenjën më të thellë të atdhedashurisë. Shpresoj shumë, sinqerisht shumë, se kam përmbushur pritshmëritë duke qëndruar në lartësinë e besimit që më kanë dhënë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, për shumë arsye historike e politike, unë do të vazhdoj mbështetjen politike për Partinë Demokratike të Kosovës. Përtej këtij përcaktimi partiak, uroj se Kuvendi i ardhshëm e deputetët e rinjë, do t’iu japin përparësi të padiskutueshme interesave shtetërore të Kosovës, sepse koha ecën shpejtë, pavarësisht faktit nëse ne vendnumërojmë ose bashkëhapërojmë me të. Në çdo rrethanë e përtej çdo partie, Kosova duhet të jetë jo vetëm e para, por edhe mbi të gjitha.
Falemnderit nga zemra për besimin e dhënë dhe mbështetjen e pakursyer për punën time për më shumë se një dekadë si përfaqësues i popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori