Prokuroria Speciale Publike sot del me konferencë për gazetar në lidhje me amnistimin e kryetarit Ivanov dhe më herët kanë paralajmëruar një dosje tjetër për krimet tjera nga e kaluara në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Prezent në konferencë është ambasadori Britanik Charles Garrett dhe përfaqësues të korit diplomatik nga shtetet tjera prezent në Maqedoni.

Katica Janeva ”Ne kemi punuar prej muajit nëntor dhe do të vazhdojmë me punë. Këtu jemi për të publikuar dosjen e re që do ta prezentoj Fatime Fetai”

Fatime Fetai ”Deri më tani PSP ka hapur dosje që lidhet përkthimet skandaloze dhe më të shtrenjta në botë të bëra në qytetin e konzujve, qytetin e Manastritit. Në këtë dosje përfshihen dy ministra, njëri ministër aktual i financave. Në këtë dosje përfshihen disa kompani turistike që kanë i bërë dëm buxhetit të shtetit rreth 130.000 euro, për dy vite shkollore. Këtu përfshihet kryetari i komunës dhe drejtori për Prokurorime publike që ndërkohë është edhe udhëheqës i një shtëpie botuese. Kryetari i amnistuar i komunës së Manastirit ka hapur konkurs për të transportuar nxënës. Në marrëveshje duheshte të krijohen edhe komisione për mbikqyrje të tenderëve.” tha mes tjerash Fatime Fetai.

”Tani do të prezantoj disa raste ku janë bërë keqpërdorime nga 22 veta pasi ne dyshojmë se këta njerëz kanë kryer keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kërkojmë që këtyre njerëz të ju shqiptohet masa paraburgim. Përshkak amnestisë nga kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov, nuk mund të ndjekim kryetarin e komunës Vlladimir Taleski.” tha Fatime Fetai.

Lençe Ristevska ”Nuk i pranojmë amnistitë e kryetarit Ivanov. Me këto amnisti njolloset dinjiteti jonë si Prokurori Speciale Publike. Ne kemi detyrim ligjor që të vazhdojmë punën dhe gjithashtu mund të bllokojmë pronat e fituar me kriminalitet nga personat e lartë përmendur” tha Lençe Ristevska./Telegrafi/