LAJMI I FUNDIT:

Fati i rëndë i Anne Heche që vdiq tragjikisht – babai e abuzoi në fëmijëri dhe përjetoi humbje të anëtarëve të familjes

Fati i rëndë i Anne Heche që vdiq tragjikisht – babai e abuzoi në fëmijëri dhe përjetoi humbje të anëtarëve të familjes
(Foto: Vanity Fair/La Times/PageSix/TMZ)

Aktorja hollivudiane, Anne Heche, ka ndërruar jetë të premte (12 gusht), pasi disa ditë më parë pati një aksident të rëndë me veturë.

Ajo ishte e njohur për publikun falë roleve të saja në filmat, si “Donnie Brasco” (1997), “Volcano” (1997), “Six Days, Seven Nights” e “Psycho” (1998), ndërsa jeta e saj u shënua nga një fëmijëri e vështirë dhe abuzimi që duroi.

Heche luftoi me probleme të shëndetit mendor dhe historia e saj e errët familjare ishte një arsye kryesore për këtë. Aktorja ka treguar në memoaret e saj se babai e kishte abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë.


(Foto: AP)

Por, kjo është vetëm maja e shkëmbit të madh të dramës familjare që aktorja duhej të kalonte. Babai e kishte përdhunuar që nga mosha shumë e re, ndërsa më vonë ai u bë një nga njerëzit e parë në Amerikë që u diagnostikua me AIDS. Donald Heche jetoi fshehurazi një jetë të egër si homoseksual dhe përfundimisht vdiq nga HIV në vitin 1983. Në atë kohë, Anne ishte 14 vjeçare.

Vdes aktorja Anne Heche, një javë pas aksidentit famëkeq me veturë
Lexo po ashtu Vdes aktorja Anne Heche, një javë pas aksidentit famëkeq me veturë

Menjëherë pas vdekjes së babait, në një aksident automobilistik vdiq edhe vëllai i saj. Ajo veçmë e kishte humbur një motër më të vogël në moshë të re, ndërsa gjithashtu e humbi motrën tjetër nga kanceri si e rritur.

Familja Heche e fotografuar në vitin 1970 (nga e majta) Susan Heche, Nancy Heche, Donald Heche, Nathan Heche, Abigail Heche dhe Anne Heche. Përveç Nancy dhe Abigail, anëtarët tjerë të familjes kanë vdekur para kohe (Foto: Premiere News/Nancy Heche)

Pas vdekjes së babait, nëna e saj, Nancy Heche, kur mësoi për burrin e saj të mbyllur që vdiq nga AIDS-i, filloi një “kryqëzatë” kundër homoseksualitetit.

Për më shumë, marrëdhënia lesbike e Anne me Ellen Degeneres përfundimisht e largoi atë nga nëna dhe motra tjetër. Në memoaret e saj, aktorja ka rrëfyer se nëna e saj i kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat tronditëse për përdhunim ndaj babait të aktores.

(Foto: Corbis/Getty Images)

Fëmijëria traumatike pati ndikim të madh në jetën e saj edhe si e rritur, duke qenë se Heche krijonte lidhje emocionale me burra të moshuar, më pas krijoi lidhje lesbike me Ellen duke thënë se ishte homoseksuale, porse në fund iu kthye përsëri burrave.

Aktorja Anne Heche në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë me makinë
Lexo po ashtu Aktorja Anne Heche në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë me makinë

Anne Heche mbeti me lëndime të rënda në një aksident automobilistik që ndodhi në periferi të Los Angelesit më 6 gusht. Siç raporton TMZ, ajo humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas në një garazh aty pranë.

Kalimtarët u përpoqën ta ndihmonin, por ajo vendosi ta vazhdonte vozitjen. Pas disa sekondash, goditi sërish një shtëpi tjetër dhe Mini Cooperi i saj mori flakë.

Gjatë aksidentit me makinë, Anne Heche thuhet se ishte nën ndikimin e substancave narkotike
Lexo po ashtu Gjatë aksidentit me makinë, Anne Heche thuhet se ishte nën ndikimin e substancave narkotike

Aktorja ndërroi jetë ditën e premte (12 gusht) në moshën 53 vjeçare, pas ndërprerjes së aparateve që e mbanin gjallë, duke qenë se truri i saj kishte vdekur.

Artistja, e cila ka luftuar ndër vite me varësinë e saj nga droga, kishte thithur shumë kokainë gjatë vozitjes që pasoi me aksidentin tragjik që ia mori jetën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kalo në kategori