LAJMI I FUNDIT:

Fati i PSP-së, mazhorancës i duhen dy të tretat e votave në Kuvend

Fati i PSP-së, mazhorancës i duhen dy të tretat e votave në Kuvend

Pushtetit për momentin nuk ka 80 vota të sigurta në Kuvend që përmes ligjit të ri do e përforconin pozitën e Prokurorisë speciale.

Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska tha se nuk ka shumicë prej dy të tretave e cila do u mundësonte prokurorëve të speciales t’i përfundojnë të gjitha hetimet e filluara. Ligji për prokurori publike u është dorëzuar partive politike, ndërsa Ministria e Drejtësisë pret reagime nga deputetët për përmbajtjen e tekstit në formë propozimesh. Deskoska partitë dhe Kuvendin e informoi edhe për rekomandimet që vijnë nga BE-ja.


“Miratimi i ligjit për prokurori publike do jetë një nga elementet kyçe që do jetë vendimtare në marrjen e vendimeve për hapjen e bisedimeve. Të gjitha partitë që angazhohen për fillimin e bisedimeve, këtë duhet ta kenë në mendje dhe të jenë të vetëdijshme se në fund gjithçka që bëmë mund të shkojë huq nëse nuk japin mbështetjen për ligjin për prokurori publike”, deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Pozitën e PSP-së e lëkundi Gjykata e Lartë pasi muajin e kaluar solli vendim juridik se Specialja nuk ka pasur legjitimitet të hapë raste të reja dhe të ngrejë aktakuza pas 30 qershorit të vitit 2017. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Xhemail Saiti nuk vlerëson se gjykata më e lartë në këtë mënyrë e ka fundos PSP-në.

“Mendimi juridik nuk bëri kurrfarë ndërhyrje në sistemin juridik, por përkundrazi, do t’i përshpejtojë proceset në gjetjen e vendit të vërtetë të PSP-së në sistemin juridik”, tha gjykatësi i Gjykatës së Lartë Xhemail Saiti.

Për momentin partitë dhe grupet e veçanta parlamentare në Kuvend nuk duan të komentojnë nëse teksti i ligjit përputhet me qëndrimet e tyre për ardhmërinë e Prokurorisë Speciale./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori