LAJMI I FUNDIT:

“Fasulja e Tetovës” produkt drejt zhdukjes, kërkohet brendimi i saj për të nxitur kultivimin në arat e Pollogut

“Fasulja e Tetovës” produkt drejt zhdukjes, kërkohet brendimi i saj për të nxitur kultivimin në arat e Pollogut

Dikur ishte produkti më i njohur tetovar, i shquar për nga cilësia dhe shija unike, ndërsa sot, fasulja e Tetovës është gati të zhduket.

Në fushat e Tetovës gjithnjë e më pak gjendet “fasulja e Tetovës”, pasi kultivimi i saj zvogëlohet nga viti në vit për shkak të ndryshimeve klimatike, mungesës së fuqisë punëtore, çmimeve të larta të preparateve mbrojtëse.

Nëse më parë fasulja e Tetovës ishte një nga kulturat kryesore bujqësore në rajonin e Pollogut, sot gjithnjë e më shumë fermerë po heqin dorë nga mbjellja e fasuleve.

“Dikur, deri në dhjetë vjet më parë, kultivoja deri në 15 hektarë fasule, tani gjithçka është reduktuar. Përgatitjet, mjetet dhe makineritë bujqësore u shtrenjtuan, veçanërisht karburantet dhe kushtet e motit ndryshuan shumë. Për shkak të gjithë kësaj, ara jonë mbeti bosh, kështu që njerëzit filluan të heqin dorë nga mbjellja e fasuleve gjithnjë e më shumë”, thotë për sdk.mk, fermeri Sreçko Anteski, i cili është nga të paktët që ende merret me prodhimin e fasules së Tetovës.

Mungesa e fasules së Tetovës me mjeshtëri po e shfrytëzojnë tregtarët e papërgjegjshëm, të cilët fasulet e importuara i shesin në treg me emrin “Groshë Tetove”.

Ideja që fasulja e Tetovës të bëhet produkt i markës që të mos manipulohet emri dhe origjina e saj është një ide shumëvjeçare.

Tashmë, si ide është restauruar sërish nga organizata joqeveritare CED nga Tearca, e cila organizon manifestimin “Ditët e Groshës” për të 11-tën herë, pikërisht me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së këtij produkti të njohur nga rajoni i Tetovës.

“Fasulja e Tetovës mund të mbrohet vetëm duke e markuar. Është e vetmja mundësi mbrojtjeje që të mos keqpërdoret emri i fasules së Tetovës dhe të mos mashtrohen blerësit. Si organizatë kemi eksperiencën të jemi bartës të këtij procesi që të mos na ndodhë që dikush tjetër, nga jashtë, të brendojë produktin tonë si ajo që ndodhi me ajvarin dhe produktet tona të tjera. Pra, fasulja e Tetovës duhet të jetë e markës, me të gjitha specifikat e saj dhe në të ardhmen të jetë markë tregtare e Rajonit të Pollogut. Sigurisht që shteti duhet të përkrah dhe të ndihmojë në brendimin e këtij produkti, por edhe fermerët duhet të inkurajohen me subvencione që të mbjellin më shumë nga ky produkt bujqësor”, thotë Metin Muaremi nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim nga Tearca.

Kujtojmë se në edicionin e fundit të manifestimit “Ditët e Groshës”, morën pjesë rreth 600 qytetarë, të cilët u shërbyen me fasule të gatuara sipas traditës tetovare.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori