LAJMI I FUNDIT:

FAO: Rriten çmimet e ushqimeve gjatë pandemisë COVID-19

FAO: Rriten çmimet e ushqimeve gjatë pandemisë COVID-19

Çmimet e ushqimeve po rriten gjatë pandemisë COVID-19, duke rrezikuar sigurinë ushqimore.

Kështu tha Organizata e Kombeve të Bashkuara e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), duke shtuar se çmime u rritën për të tretin muaj radhazi, duke shënuar nivelet më të larta që prej muajit shkurt.


Indeksi i FAO-së ndjek çmimet ndërkombëtare të ushqimeve më të tregtuara.

Sipas FAO-së, rritja e çmimeve erdhi për shkak të kërkesës më të fortë dhe dobësimit të dollarit.

Moti i ngrohtë dhe me shi ka ndikuar gjithashtu tek çmimet, ndërkohë që perimet janë rritur me 6.4 për qind nga muaji korrik.

Ekspertët kanë thënë se ndërsa nuk ka presione për mungesë të ushqimeve, COVID-19 ka goditur zinxhirët e furnizimit dhe kufizuar lëvizjet. /Telegrafi/