LAJMI I FUNDIT:

‘Fantazmat e maleve’ u panë duke bredhur përgjatë maleve të Indisë veriore

‘Fantazmat e maleve’ u panë duke bredhur përgjatë maleve të Indisë veriore

Dy ‘leopardë të borës’ apo siç njihen ndryshe si ‘fantazmat e maleve’ u panë duke vrapuar përgjatë maleve të Indisë veriore. Derisa kërcenin sa andej dhe këndej në terrenin me gur, iu bashkuan më pas një leopardi tjetër të këtij lloji që ishte më i madh se ata të dy.

Kafshët energjike u kapën në video në Himachal Pradesh të Indisë, sipas autoriteteve atje, transmeton Telegrafi.


Videoja tregon një leopard të ri bore duke ecur përgjatë një shpate mali shkëmbor, derisa më pas i bashkohet edhe një tjetër.

Derisa kamera i ndjek nga pas ata vrapojnë dhe kërcejnë pa mundim përgjatë terrenit të rrëshqitshëm.

Ata zbresin një seri kreshtash kur më në fund i bashkohen leopardit nënë që qëndronte në hije.

‘Leopardi i borës’ është “një nga macet më misterioze në botë”, sipas Fondit Botëror të Kafshëve të Egra në Indi. Ky lloj leopardi është i rrezikuar.

Vetëm rreth 400 deri në 700 ‘leopardë bore’ mbeten në natyrë në Indi, tha organizata. Sidoqoftë, këta numra janë vetëm përllogaritje sepse macja e fshehtë “shumë rrallë shihet nga njerëzit”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Kalo në kategori