Fantastike: Valmir Matoshi e lë Zvicrën, zgjedh përfundimisht Kosovën në nivelin ndërkombëtar
Mesfushori i Thunit Valmir Matoshi ka ndjekur hapat e Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit për ta përfaqësuar Kosovën në nivelin ndërkombëtar.
Pasi fitoi titullin në Zvicër, Matoshi që deri vonë përfaqësoi Zvicrën U21, zyrtarisht ka pranuar ftesën e Kosovës, për dy miqësoret e muajit qershor.
Në listën e publikuar të Franco Fodas për dy ndeshjet e qershorit, është edhe Matoshi, së bashku me risitë si Dardan Shabanhaxhaj, i cili e la Austrinë dhe Rilind Nivokazi që u ftua për herë të parë.
Kush është Valmir Matoshi?
22-vjeçari fitoi vëmendjen e të gjithëve në Superligën e Zvicrës këtë sezon duke zhvilluar plot 34 paraqitje, për të kontribuar me gjashtë gola e katër asistime.
Ai luan në pozitën e qendërmesfushorit, por përshtatet edhe në mesfushor mbrojtës, ndërsa falë paraqitjeve ka fituar vëmendjen e dy klubeve të mëdha në Serie A, si Genoa e Lecce.
Matoshi pritet të largohet nga Thun qysh këtë afat kalimtar veror, kurse vlera aktuale në “Transfermarkt” është 1.2 milionë euro./Telegrafi/





























