Fansat e Aaliyah janë zemëruar pasi kukulla ‘Barbie’ që nderon të ndjerën këngëtare, e krijuar për të festuar ditëlindjen e saj të 46-të, është shitur menjëherë.

Porositë paraprake për këtë edicion special të kukullës, e lëshuar më 16 janar, u shiten brenda pak minutash, duke shkaktuar zhgënjim te shumë adhurues.


Kukulla është frymëzuar nga veshja ikonike që Aaliyah mbante në videoklipin e saj "One In A Million" dhe është krijuar në bashkëpunim me vëllain e saj, Rashad Haughton, shkruan DailyMail.

94186661 14293901 Aaliyah fans have been left furious after pre orders for a speci a 22 1737065876419

Në një deklaratë, Krista Berger nga Mattel shprehu se kjo kukull do të shërbejë si një kujtesë për fansat që të ndjekin pasionet e tyre dhe të besojnë në potencialin e pafund.

Kukulla, që është pjesë e serisë Music Collector dhe kushton 55 dollarë, ishte një nderim për trashëgiminë e Aaliyah, që kishte arritur shumë sukses me hitet e saj dhe po ashtu me filmat si ‘Romeo Must Die’.

Përkundër kritikave të fansave që nuk mundën ta blinin kukullën, vëllai i Aaliyah, Rashad, ndau kujtime nga fëmijëria dhe e konsideroi këtë nderim si një mundësi për të fuqizuar fansat të ëndërrojnë dhe të arrijnë gjithçka. /Telegrafi/

94186647 14293901 To celebrate her birthday Mattel released the collector s doll f a 24 1737065876511

94186645 14293901 The design team for Barbie notably collaborated with Aaliyah s b a 15 1737065875256

94187227 14293901 Another wrote Looks like the Barbie Aaliyah doll is already sold a 17 1737065875345

94187249 14293901 One added They d better make more of that Aaliyah Barbie doll It a 23 1737065876495

aaliyah joins barbies music collector 96801481

aaliyah joins barbies music collector 96801483