LAJMI I FUNDIT:

Fansat e pyesin se pse i është hequr verifikimi në Twitter, Bebe Rexha: Askush nuk ma ka paguar faturën

Fansat e pyesin se pse i është hequr verifikimi në Twitter, Bebe Rexha: Askush nuk ma ka paguar faturën
Foto: Bebe Rexha/X

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po përjeton një moment të shkëlqyer profesional me suksesin e hitit të saj më të ri “Chase It (Mmm Da Da Da)”.

Mirëpo, ka një ngjarje të vogël në platformën X (ish-Twitter) që ka tërhequr vëmendjen e saj dhe të fansave: ikona e kaltër e verifikimit nga profili i saj duket se është zhdukur pa lënë gjurmë.

Njëri prej fansave 34-vjeçares ka vendosur të adresojë këtë mister në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me humor. “Bebe ku e ke shenjën tënde të verifikimit, haha”, ka shkruar fansi.


Këngëtarja, e njohur për humorin dhe thjeshtësinë e saj, nuk ka hezituar të ndajë me të tjerët këtë koment, duke e rishpërndarë atë në profilin e saj me një koment tepër të sinqertë dhe argëtues.

“Oh dreqi. Nuk e di. Mendoj se askush nuk ma ka paguar faturën”, ka shkruar ajo duke iu përgjigjur fansit. Kjo përgjigje ka nxitur qeshje dhe speculime në rrjet, me ndjekësit që janë mrekulluar nga qasja e relaksuar dhe e pandërprerë e Rexhës ndaj një çështjeje që, për artistët e tjerë, mund të kishte qenë burim stresi.

Ndërsa për disa yjet, humbja e shenjës së verifikimit mund të shihet si një çështje e madhe, për Bebe Rexhën kjo është thjesht një moment i lehtë që tregon se ajo vlerëson më shumë lidhjen me fansat sesa simbolet statusi në rrjete sociale. Ndërkohë, suksesi i saj në botën e muzikës vijon të flasë më shumë se çdo begj verifikimi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori