Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar në hapje të ndeshjes së madhe të futbollit amerikan, në Detroit të skuadrës Detroit Lions kundër Buffalo Bills.

Ajo dhuroi një performancë spektakolare, duke kënduar live hitet e saj “Me, Myself and I”, “Hey Mama” dhe “I’m Good (Blue)”.


E pas ceremonisë hapëse të ndeshjes, ajo e ka shijuar ndeshjen e NFL-së nga tribunat VIP së bashku me familjen e saj.

unknown 316821806 5334419296662969 4391159710170487605 n

Rexha publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga tribunat e stadiumit ku u zhvillua loja, ku dukej mjaft tërheqëse dhe provokuese.

Në një prej fotografive, ajo mund të shihej duke vënë në pah të pasmet e saj gjigante në një palë pantallona të zinj dhe me një fanellë të kaltër, e cila kishte të stampuar sipër emrin dhe mbiemrin e saj.

beb 2

“Dita e Falënderimeve”, shkroi 33-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre imazheve, duke ua uruar të gjithë amerikanëve këtë festë.

Përndryshe, vetëm pak javë më parë Bebe Rexha u nominua në atë që njihet si mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, Grammy Awards 2023”, në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj me David Guettan. /Telegrafi/

unknown 316925469 1189232328471169 406726106381843813 n