LAJMI I FUNDIT:

“Family Agusholli Sweets”, ëmbëlsirat që do ju bëjnë të përjetoni çaste të veçanta

“Family Agusholli Sweets”, ëmbëlsirat që do ju bëjnë të përjetoni çaste të veçanta

Family Agusholli Sweets u krijua si një mënyrë e kombinimit të kreativitetit, punës së vështirë dhe pasionit për gatimin e ëmbëlsirave të kualitetit më të lartë.

Fillimisht u nis nga një dëshirë e thjeshtë për të bërë ngjarje të veçanta familjare dhe miqësore me ëmbëlsira të shijshme të bëra me dorë. Pas kërkesave të shumta nga miqtë dhe të afërmit për ëmbëlsirat tona, ne gjithashtu realizuam ëndrrën që të jemi lider në tregun e Kosovës për ëmbëlsirat më të shijshme. Kjo ka qenë receta e përsosur për një biznes të suksesshëm.

Kompania, u krijua nga anëtarët e familjes Agusholli, të cilët bashkuan forcat, kreativitetin, pasionin dhe angazhimin maksimal, për të ofruar produkte të një kualiteti të lartë, e të bëra me dashuri nga duart e disa grave në Pejë.

Kërkesat e shumta nga miqtë dhe të afërmit, që kjo iniciativë të mos mbes në nivele të organizimeve të vogla, bëri që Agulloshët ta nisin ëndrrën e ndërtimit të një marke të veçantë në tregun e Kosovës, nën moton “përjetoni çaste të ëmbla”. Ishte viti 2010, kur kishin startuar në një punëtori modeste, duke u rritur dhe zgjeruar, e cila synon që në vitin 2018 të ndërtoj një fabrikë, krejt kjo si rezultat i rritjes së kërkesës se klientelës në vend.

Vënia në rend të parë e konsumatorit dhe kujdesi që ata të jenë të kënaqur nga asortimenti i produkteve të ofruara, ka qenë elementi kyç që të bëhen lider në tregun vendor.

Gjithashtu “Family Agusholli Sweets” në dyqanin Dolcette i cili ndodhet në korzo të Pejës ka filluar servimin e akullorës, e cila është e përgatitur me shumë delikatesë për t’iu servuar më të mirën. Shijet Oreo, Tiramisu, Nutella, Jaffa dhe shumë të tjera, janë kënaqësia që mund ta përjetoni në dyqanin e ri.

“Family Agusholli Sweets” – Dolcetto, në pikën e re, produktet e saj do t’i ofrojë edhe në dyqanin e saj të ri i cili është hapur me 8 qershor në korzo të Pejës për të ofruar ëmbëlsirat e zgjedhura për dashamirët e tyre.

Këto janë pikat ku mund të na gjeni: Pejë – Te parku i vogël, rrugës Spitalit (049/767 809), Përball gjykatës tek Freshi Market (049/767 811) dhe në korzo, qendër të qytetit; Prishtinë – Rr. Ali Pashë Tepelena në Aktash afër Ministrisë së Arsimit (049/767 820, 044/348 953).

Family Agusholli Sweets do të jetë dëshmi e gjallë që kujdesi, integriteti, puna e vështirë dhe risitë në të gjitha nivelet do krijojnë ëmbëlsi tek ju. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori