Data 31 dhjetor është festa më e dëshiruar nga njerëzit në të gjithë botën.

Ardhja e Vitit të Ri entuziazmon të gjithë, teksa anë e kënd botës çdo njeri lutet për një vit më të mirë.


Për fat të keq, jo të gjithë kanë fatin që ta kremtojnë natën e ndërrimit të viteve pranë familjarëve të tyre.

Të tillë janë këngëtarët, të cilët profesioni shpesh i detyron që të punojnë edhe në ditë festash për të argëtuar publikun.

Telegrafi këtë vit realizoi një pyetësor interesant për shumë prej yjeve të estradës, duke i pyetur ata se si e festojnë natën e ndërrimit të viteve, dhe a është e vështirë kur nuk gjenden pranë më të afërmve të tyre në ditë festash.

Më poshtë mund të ndiqni disa prej rrëfimeve më interesante:

lyricalson 30 12 2017 21 52 6 967 1

Këtë herë pas 10 vitesh do e festoj jashtë familjes. Gjithnjë e kam festuar me familje deri në orët e mesnatës, dhe më pas largohesha për në koncert (Koncertet i mbaja afër, në prishtinë ose Ferizaj), ndërsa këtë herë do jem në Zvicër, dhe për herë të parë pas 10 vitesh, do e provoj ndjenjën e të festuarit larg familjes.

nrbim 31 12 2017 18 0 4 768

Vitin e Ri e pres çdo herë me familje. Festat kanë rëndësi kur i pret me më të dashurit e tu.

robertberisha 78 30 12 2017 22 0 33 114

Tash e 25 vite, shumë festa nuk i kam pritur në shtëpi, e sidomos natën e ndërrimit të viteve, nuk jam në shtëpi 3-4 dit, sepse ashtu e kemi profesionin.

gencprelvukaj 30 12 2017 21 54 9 576

Sikur çdo vit tjetër, që nga fillimi im me muzikën, vitin e ri e festoj me angazhime në vende tjera. Edhe ky vit është i njëjtë. Do të jem larg shtëpisë i angazhuar me punë.

fjolla.morina 30 12 2017 22 4 9 213

Natën e vitit të ri mendoj ta festoj me familje, siç bëj zakonisht në fundvit.

aurelagaceofficial 30 12 2017 22 28 31 73 1

Festat i kaloj gjithmonë në punë mes njerëzve që më duan. Unë pushoj mbasi njerëzit kanë festuar.

blunt2

DJ Blunt - Zakonisht puna jonë gjithmonë na largon nga ambienti familjar, kështu që edhe sivjet jemi si çdo vit tjetër në koncert.

Real 1- Edhe sivjet si herët tjera, natën e ndërrimit të viteve nuk e kalojmë në shtëpi, pasi jemi të angazhuar me koncerte, ashtu si gjithë herët e tjera

bleromuharremi 30 12 2017 22 2 7 936

Kam shumë vite që nuk e festoj Vitin e ri në gjirin familjar, por e festoj në festë, në skenë, por sido që të jetë për mua familja është edhe skena, sepse është profesioni im, se përderisa e bëj këtë punë, e bëj me shumë pasion dhe kënaqi. E di që shumica e festojnë në gjirin familjar, por unë gjithsesi jam i lumtur që e kam profesionin tim, që më gjen natën e ndërrimit të viteve në skenë, në orën 00:00. Këtë vit, jam në Amerikë, dhe ndërrimin e moteve e shijoj në New York.

kida 30 12 2017 21 56 4 299 1

Vitin e ri këtë vit e prita në Zvicër për shkak të angazhimit në koncert, por gëzohem që teknologjia ka ecë, dhe familjen e kemi afër nëpër rrjetet sociale, duke na përcjell dhe duke u krenuar me sukseset.

norikuka 30 12 2017 21 49 37 72

Natën e parë me date 31 do ta pres me familje, ndërsa tjerat jam me mbrëmje në Zvicër.

cozman 30 12 2017 23 38 37 507

Zakonisht jam i angazhuar me koncerte, dhe më bjen që ta festoj larg familjes Vitin e Ri.

zann

Gjithmonë më ka pëlqyer të jem në shtëpi me më të afërmit e mi, dhe ata do jenë të parët që ua uroj.

arianagushi1986 30 12 2017 21 55 29 606

Vitin e ri e kam festuar shumë si i vogël, sepse si fëmijë gjithmonë jam gëzuar në një lloj forme, që po shkon viti i tjetër dhe mbase po rritemi që po vjen viti i ri. Por që tani, nuk është se më bën shumë përshtypje.

genta.ismajli 30 12 2017 21 53 25 541

Natën e ndërrimit të viteve zakonisht jam e angazhuar me koncerte, por ka raste kur e festoj edhe me familjen.

bleromuharremi 30 12 2017 22 1 46 79 1

Kam shumë vite që nuk e festoj Vitin e ri në gjirin familjar, por e festoj në festë, në skenë, por sido që të jetë për mua familja është edhe skena, sepse është profesioni im, se përderisa e bëj këtë punë, e bëj me shumë pasion dhe kënaqi. E di që shumica e festojnë në gjirin familjar, por unë gjithsesi jam i lumtur që e kam profesionin tim, që më gjen natën e ndërrimit të viteve në skenë, në orën 00:00. Këtë vit, jam në Amerikë, dhe ndërrimin e moteve e shijoj në New York.

adelinnaberisha 30 12 2017 22 24 4 20

Këtë herë kam vendosur që natën e vitit të ri ta festoj me familje, është hera ime e parë që kam vendosur të mos jem e angazhuar me mbrëmje muzikore në natën e ndërrimit të viteve, por ta pres së bashku me familje.

norikuka 30 12 2017 21 49 57 237 1

Natën e ndërrimit të viteve e pres gjithmonë me anëtarët e familjes. Kalojmë si më së miri.

korabshaqiri 30 12 2017 22 25 49 333 1

Prej shumë vitesh Vitin e Ri e festoj larg familjes. Edhe këtë vit do të jem larg tyre, por si gjithmonë në prag të ndërrimit të moteve do t’iu uroj më të mirat e kësaj bote për ta!

ermal.fejzullahu 30 12 2017 21 59 30 166

Këtë vit jam në Dusseldorf natën e ndërrimit të viteve, ku shumë shqiptarë kanë rezervuar që ta kalojnë natën me ne. Zakonisht jam i angazhuar më 31 dhjetor, tash e 14 vite gjithnjë e festoj në koncerte vitin e ri

adriangaxha 30 12 2017 21 57 52 215

Kësaj radhe pas 15 vitesh e festoj me familjen natën e ndërrimit të viteve (natën e parë), se pastaj të tjerat jam sigurisht i zënë me koncerte. Ndërsa ka vite që kam qenë i angazhuar me koncerte edhe në datat 31 dhjetor. /Telegrafi/